Gjyqtarja kallëzon 41-vjeçarin: Tentoi të më jepte 5 milionë lekë. Arrestohet

Iu cenua dinjiteti nga tentativa për ta korruptuar në seancë gjyqësore, dhe për këtë arsye gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Tiranës i bën kallëzim penal përfaqësuesit ligjor të një shoqërie private.

Pasi tentoi t’i japë ryshfet gjyqtares në Tiranë, Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar Ervin Braho.

Braho tentoi t’i japë ryshfet 500 mijë lekë te reja gjyqtares për një çështje për ta favorizuar.

Ervin Braho u kallëzua nga gjyqtarja S. Gj. në Gjykatën Administrative.I arrestuari Ervin Braho, përfaqësues ligjor i një shoqërie.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 06.11.2016, specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin  Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie ka tentuar ti japë në formë ryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqtarit Prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.

SHKARKO APP