Gratë e opozitës, protestë para Kryeministrisë për Xhisielën. Reagon Rama: Po ridhunojnë vajzën
Gratë deputete të opozitës kanë protestuar sot para godinës së Kryeministrisë për të dënuar dhunën ndaj Xhisiela Malokut. 25-vjeçarja është dhunuar dhe përdhunuar në mënyrë sistematike nga djali i deputetit të PS në Fushë-Krujë. Edhe pse 25-vjeçarja ka bërë disa denoncime, djali i deputetit ende nuk është arrestuar.
Deputetët e opozitës akuzuan sot qeverinë se ka është bërë palë me krimin duke mbrojtur autorin e një krimi të shëmtuar për gjithë shoqërinë. Krahas deputeteve të partive, para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhisielës ishin të pranishme edhe studente dhe intelektuale, të cilat bënë thirrje njëzëri për të ndëshkuar dhunuesit e femrave shqiptare. Deputete dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, kanë bërë apel të fortë ndaj qytetarëve, që pasditen e së hënës të dalin në mbrojtje të Xhisiela Malokut.
Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka deklaruar se rasti i dhunimit dhe heshtja shtetërore për rastin e Xhisielës, është një tregues i qartë se shtetit ka rënë. Ajo tha se dhuna ndaj Xhisielës nuk është vetëm çështje e të drejtave të grave dhe vajzave, por edhe çështje e rënies së institucioneve të shtetit. “Kjo ka të bëjë me të gjithë shoqërinë, sepse dhuna ka kaluar çdo kufij. Rasti i Xhisielës ka kaluar çdo kufij. Kjo tregon se ka rënë çdo institucion si policia , gjykata, ministria e Drejtësisë. Nëse ne nuk do të arrijmë të ngrejë zërin, situata do të vështirësoghet. Protesta është organizuar nga shoqëria civile. Të hënën në 17: 30 të mblidhemi të gjithë bashkë për të protestuar. Sot të gjithë jemi këtu, pjesëmarrëse të të gjitha forumeve të grave dhe unë i falënderoj që sot janë bashkuar me ne”, tha ajo.
Reagimi i grave të opozitës vjen pas heshtjes së institucioneve shtetërore për kapjen e autorit, por edhe heshtjes së qindra shoqatave për gratë dhe të drejtat e njeriut, të cilët këto ditë kanë qenë inegzistente.
Pak para se të niste protesta e vajzave dhe grave të opozitës, për herë të parë për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka shprehur keqardhjen për vajzën e dhunuar, por nuk i ka kursyer edhe kritikat e forta ndaj opozitës. Sipër kryeministrit dhuna ndaj një vajze po përdoret për qëllime politike.
Kreu i qeverisë thotë se policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit, por nuk bënë asnjë koment sesi edhe sot autori i dhunës është i lirë.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.“- shkruan Kryeministri Edi Rama.
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s'është mbi ligjin.
— Edi Rama (@ediramaal) September 29, 2018
Foto galeri, protesta e grave të opozitës para kryeministrisë
Lexoni dhe:
- Petrit Vasili i përvishet Edi Ramës: Fryhet kot si derr
- Më në fund kujtohen edhe gratë e PS
- Basha: Rama s’ka ndjeshmëri prindërore
- Balla: Basha ka marrë në mbrojtje mikun e tij Nuhu
- Dhuna ndaj Xhisielës, Edi Rama thyen heshtjen
- Opozita në protestë për Xhisielën
- Manjani: OJQ-të e grave si Agjencitë funerale