Grekët kthejnë në kufi çamët e moshuar. Ministri Bushati hesht nga Beogradi
Grekët mbeten po grekë! Edhe kur buzëqeshin duhet të jesh i kujdesshëm. Mediat e Greqisë raportojë se rreth 30 shtetas shqiptarë me origjinë çame, që udhëtonin me një autobus, nuk janë lejuar të kalojnë kufirin e të futeshin në territorin helen.
Ngjarja ka ndodhur më 19 shkurt, por çuditërisht pala shqiptare nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë incident. Ndërsa mediat greke vetëm dje dhe sot raportojnë për kthimin në kufi të 30 qytetarëve çamë.
Sipas mediave helene “ata donin të zhvillonin një ceremoni në trevën e Çamërisë”, që për grekët është provinca e Thesprotisë. Pala greke e cilëson udhëtimi e tyre si “një tentativë provokuese nga çamët që pretendojnë kthimin e pronave të tyre”.
Sipas portalit grek, ky veprim shkaktoi reagimin e organizatave të çamëve, që akuzuan Greqinë “që nuk lejon njerëz të moshuar të vizitojnë vendin ku u lindën”. Gjithashtu, çamët që ishin në autobus kanë akuzuar qeverinë shqiptare për “nënshtrim ndaj Greqisë”.
Mediat greke shkruajnë se kthimi i shqiptarëve të Çamërisë që kanë lindur në një zonë që është territor grek janë kthyer me urdhër të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Pala shqiptare është bindur dhe nuk ka lejuar qytetarët të vazhdonin më tej. Mediat greke e trajtojnë këtë rast si një “pelegrinazh të çamëve drejt Greqisë”, ndërsa nuk harrojnë të theksojnë teorinë e vjetër të Athinës “se çamët kanë qenë bashkëpunëtor me nazizmin”. Ndërkohë që shumica e të pranishmeve në autobus ishin burra dhe gra të moshave 70-80 vjeç të cilët kanë qenë fëmijë kur janë dëbuar nga Çamëria me forcë e dhunë dhe nuk kanë asnjë lidhje me Luftën e Dytë Botërore, përveç gjenocidit grek mbi jetët e tyre.
Pas rrëzimit të sistemit komunist të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe e kanë të shkruar në dokumente vendlindjen Çamëri nuk lejohen nga pala greke të hyjnë në territorin e vendit fqinj. Ajo që kërkojnë qytetarët çamë është vetëm vizita në vendet e tyre, por pala greke as këtë mundësi nuk ua jep. I ndalon brutalisht dhe i kthen në kufi me forcë. Si dikur gjermanët ndaj çifutëve.
Në incidentin e fundit ajo që bie në sy është heshtja e Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Por më e keqe dhe antinjerëzore mbetet ministria shqiptare, e cila nuk ka reaguar për këtë incident jo të vogël që është regjistruar në kufi, madje duket se e ka pranuar verdiktin e shtetit grek për kthimin e tyre. Ashtu sikurse ministria e Jashtme greke ka ndërhyrë për bllokimin e tyre edhe ministria e Jashtme shqiptare duhej të ndërhynte të autoritetet greke për të lejuar kalimin e tyre.
Këto ditë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Serbi. Nga Beogradi kreu i diplomacisë shqiptare duhet të reagonte dhe të kërkonte nga miku i tij i darkave kretiane apo drekave korçare, zoti Kotzias, për lejimin e çamëve të kalonin kufirin normalisht si çdo qytetar. Aq me tepër njerëz të moshuar nga të cilët nuk të vjen asgjë e keqe. Nuk po kërkojnë as prona dhe as përbëjnë kërcënim për Greqinë, donin vetëm të shohin vendin ku kanë lindur dhe ku kanë varret e të parëve.
Kjo është kriminale. Si mundet ti ndalojnë burrat dhe gratë e moshuara të shkojnë në tokat e tyre për të parë ku kanë lindur e rritur derisa greku i përzuri me dhunë? Ata nuk po shkonin për të marrë me dhunë pronat e tyre, as për të hapur gjyqe,as për të marrë hak për krimet greke ndaj popullsisë shqiptare. Po shkonin si çdo qytetar shqiptar për të kujtuar, vizituar, por edhe si turizëm dhe për tu kthyer prapë në Shqipëri.
Ndërkohë që marrëveshja Shqipëri-Greqi është bërë gati nën kulisa mes dy qeverive e ku duket hapur se përfitojnë grekët, policët grekë nuk lejojnë të kalojnë kufirin nënshtetasit shqiptarë me origjinë çame.
Ministri shqiptar Ditmir Bushati nga Beogradi, ku ndodhet sot, duhej të reagonte fort ndaj palës greke. Nëse pala greke reagon sot kështu ndaj çamëve, kur akoma nuk e ka firosur marrëveshjen e detit qeveria shqiptare, merret me mend se çdo bëjnë grekët pas firmosjes.
Heshtja është tradhti, krim dhe poshtërsi qeveritare ndaj çamëve. Por edhe një pyetje lind për PDIU: Çfarë bëjnë në parlament tre deputetët e PDIU të cilët morën mandatet e deputetit me siglen çame? Pse nuk thonë këta tre deputetë çam, asnjë fjalë për Çamerinë? Pse nuk thërrasin në seancë pyetjesh urgjente ministrin e jashtëm Ditmir Bushati për këtë dhunim të çamëve në kufi nga pala greke? Pse nuk dalin të flasin apo kanë kaluar me Rilindjen dhe e kanë braktisur partinë e çamëve?!