Gunther Krichbaum:Po na soset durimi, bëni kompromis. Ndryshe…!
Nëse reforma në drejtësi nuk miratohet me 21 korrik, afati përfundimtar që është artikuluar nga faktori ndërkombëtar, Shqipëria jo vetëm humb shansin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian por rrezikon që ky i fundit ti heqë statusin e vendit kandidat.
Paralajmërimi erdhi nga deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, i cili po viziton vendin tonë.
“Ne ju mbështesim, keni marrë statusin. Por nëse na krijohet përshtypja se ju nuk e doni reformën mund të marrim vendim për t’ju hequr statusin e kandidatit”
Deputeti gjerman apeloi më tej palët politike që të tregojnë përgjegjësinë e duhur pasi durimi i tyre nuk është i pafund. Sikundër saktësoi se “një vend ku Qeveria ushtron presion tek drejtësia nuk mund të jetë vend i BE”.
Gunther Krichbaum: “Jam në Shqipëri për një mision faktmbledhës për reformën në drejtësi. Nuk mund të mendohet asnjë vendimarrje pa miratimin e Bundestagut. Shqipëria duhet të zbatojë reformat.Qeveria dhe Parlamenti gjerman ju mbështet në rrugën drejt BE.Kam takuar Ramën dhe Bashën. E rëndësishme është që në fund të proçesit të kemi një reformë që të gjejnë veten të gjitha palët e përfshira. për reformën është ofruar mbështetja e BE dhe qeverisë federale. Opozita është e angazhuar në proçeset e reformave, veçanërisht atë të drejtësisë.
Tani janë pjekur kushtet të merret një vendim.Në 21 korrik do të merret një vendim. Të shmangin që Komisionit Europian të mos i humbasë durimi. Opozita të ecë në të njëjtën rrugë dhe të gjejë kompromis.Edhe në vendin tuaj reforma duhet të jetë e pavarur.Kjo sa i përket procedurave të përzgjedhjes për Këshillat e Lartë. E rëndësishme dhe më vonë kur këta Këshilla të marrin vendime. Një vend ku Qeveria ushtron presion tek drejtësia nuk mund të jetë vend i BE.Prandaj duhet që reformat ë ofrojë pavarësi.Palët të jenë të përgjegjshme për përgjegjësinë.Durimi ynë nuk është i pafund”.