Donald Lu: Hetim Al Kaponeve. Byroja e Hetimit sipas modelit të FBI-së
Njësia antikorrupsion pjesë e Byrosë së Hetimeve do të mbështetet nga FBI amerikane do të jetë një institucion i pavarur dhe llogaridhënës vetëm para popullit shqiptar. Ambasadori amerikan Donald Lum komentoi sot ngritjen e këtij institucioni. Sipas tij struktura e BKH duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi
“Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që do të jetë pjesë e funksioneve të BKH sipas modeleve të FBI-së amerikanë. Po pse duhet të besojnë shqiptarët që këta policë duhet të jenë përtej ndikimeve të korrupsionit. Sepse SHBA do të investojë. Kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të trajnuar policët. Trajnimi i tyre do të bëhet nga FBI. Një agjent I FBI do të vendoset në Tiranë
Deklarata e plote e ambasadorit
“Kur ishim në universitet, Hollëëood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të iminizuar prej korrupsionit dhe frikësimit në një kohë kur Chicago ishte i mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur që ishte në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshme. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri, një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.