Hetimet/ Çfarë ka në dy telefonat e gazetarit investigativ Artan Hoxha?
Gazetari i njohur Artan Hoxha është shoqëruar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe mbrëmë vonë i kanë sekuestruar dy telefonat që ka në zotërim. Në momentin që ka deklaruar Artan Hoxha se piloti italian ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e prokurorinë, kjo e fundit e ka marrë si sinjal që u jepet bashkëpunëtorëve të pilotit të drogës, (dyshuar) që të marrin masat për të zhdukur gjurmët.
Ashtu sikurse duket, në dokumentin e mësipërm, mbrëmë, gjatë mbajtjes për 3 orë në prokurori të gazetarit Artan Hoxha, janë sekuestruar dy telefonat e tij celularë. Qëllimi ka qenë të kuptohet se me kë ka komunikuar ai gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut duke nxjerrë sekretin hetimor për avionin e drogës dhe paralajmërimin e partnerëve shqiptarë të pilotit italian.
Ashtu sikurse deklaroi dhe vetë, si gazetar, Hoxha nuk e rrëfen burimin e tij. Po atëherë si mund të bëhet për të vërtetuar dyshimin e prokurorisë se lajmin e ka shpërndarë Saimir Tahiri. Ose dikush tjetër nga zona e Krujës, siç dyshon Prokuroria.
Prokuroria do t’i kërkojë gjykatës ta detyrojë gazetarin të deponojë, gjë që ka pak gjasa të nxjerrë gjë, ose ajo të kërkojë të dekriptojë celularët Samsung dhe iPhone që ka sekuestruar. Mësohet nga burime brenda prokurorisë se në dy telefonat fshihen shumë kontakte edhe me persona nën hetim. Bile edhe për dy deputetë. Transkriptimet mund të mos bëhen publike në gjykatë, por dyshohet se njeri prej deputetëve nën hetim ka komunikime në shumë drejtime.
Ndërsa për iPhone është e sigurtë që nuk hapet (çështja e famshme e qeverisë së SHBA me Apple) për aparatin tjetër nuk i dihet. Një rrugë e tretë është ajo e marrjes së tabulateve të Hoxhës, por nga kjo gjë mund të vërtetohej vetëm se me kë ka komunikuar gazetari dhe jo përmbajtja e komunikimit të tij, ndonëse nëse ka qenë nën përgjim me vendim gjykata ( që nuk bëhet zyrtare) atëhere do të dalin edhe tekstet e sms-ve dhe inçizimet.
Gazetari nuk tregon kurrë burimet e informacionit, por duket se Prokuroria këtë herë ka vepruar shpejt e konform ligjit për të kapur burime që mund të jenë surprizë për politikën dhe hetimin.
Po në celularin e pilotit çfarë kanë gjetur?
Një denoncim i fortë është bërë sot në lidhje me pilotin italian Guido Andrea Guidi që kishte ardhur në Shqipëri me një avion “Piper” për ta mbushur me marijuanë. Ish kryeministri Berisha thotë se në aparatin e telefonit të tij janë gjetur numra telefoni zyrtarësh të lartë. Këta zyrtarë, sipas Berishës, janë njerëz të rrethi të ngushtë të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.
Deklarata e plotë e Berishës:
Piloti trafikant dhe aerodromi “Saje qorri” nxjerrin cullak Edvinin dhe Tahirin!
Porositesit e droges jane njerezit e tyre.
Te dashur miq, Rama dhe Tahiri fshehen per mbi 5 ore ngecjen e avionit te droges ne Ishem dhe aerodromin e ri te trafikut te droges, te cilin qytetaret dixhital e kane pagezuar si aerodromi “Saje Qorri”. Ata besonin se mund te fusnin ne thes jo vetem aeroplanin por dhe aerodromin dhe se do ta kalonin pa u marre vesh nga media dhe publiku!
Mirepo avionin dhe aerodromin nuk ka thes qe i nxe, madje as thaset virtual te Nastradinit!
Oficere te ndershem nga komisariati i Durresit njoftuan ish ministrin e brendshem Flamur Noka, dhe ai, nga parlamenti informoi shqiptaret per ngjarjen!
Pas ketij denoncimi Rama dhe Tahiri ne parlament sikur te ishin avoketer te Guido Guidit deklaronin ne menyre te perseritur se piloti ishte nisur nga Bari per ne Itali te Veriut dhe se ai thjesht kishte ngaterruar rrugen.
Burime nga policia njoftojne se nje deklarate te tille nuk e kishte kishte bere asnjehere piloti trafikant Guido Guidi.
Por kjo ishte deklarata qe atij do ti Imponohej per te bere ne prokurori, ne menyre qe ai te fshihte te verteten dhe te kthehej ne Itali si nje turist qe thjesht ngaterroi rrugen.
Mirepo Guido, para fytyres se Rames dhe Tahirit zgjodhi interesin e tij. Refuzoi te beje ne hetuesi deklaraten qe Rama dhe Tahiri bene ne parlament, pasi e dinte se fshehja e krimit rendonte ndeshkimin e tij dhe se narko – aeroporti dhe narko – avioni nuk mund te fshiheshin, ndaj dhe pranoi misionin e tij kriminal duke nxjerre keshtu cullak avoketerit e tij me pushtet ministri dhe kryeministri dhe premtoi bashkepunim te plote me drejtesine.
Ne telefonin e tij, si rastesisht, sipas nje burimi policor jane gjetur numra zyrtaresh te larte e shume te larte kanabist te qeverise! sb