Historike për planetin Tokë, NASA arriti të përplasë sondën me asteroidin në hapësirë
Rreziku i madh që ndonjë asteroidë të përplaset me Tokën mbetet rrezik për jetën në planetin tonë.
Janë me qindra, në mos mijërea asteroidë, që i sillen Tokës, por vetëm një mjafton të godasë planetin tonë që njerëzimit të zhduket.
Ndaj përpjekjet e NAS dhe botës shkencore janë drejtuar prej viteve që të godasin asteroidin që ti ndryshojnë kursin e goditjes.
NASA përplasi me sukses një sondë në një astereoid, gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një shkëmbi hapësinor. Përplasja galaktike ndodhi në një asteroid që ndodhet rreth 11 milionë kilometra larg Hënës.
Sonda “Dart” u përplas në shkëmbin e vogël hapësinor me një shpejtësi prej 22,530 kilometrash në orë. Shkencëtarët thonë se përplasja duhet të ketë krijuar një krater në astereoidin e goditur dhe një grumbull gurësh dhe pluhuri në hapësirën rreth tij.
Shkencëtarët shpresojnë që përplasja të ketë ndryshuar orbitën e asteroidit. NASA nuk do ta dijë për disa ditë ose javë se deri në çfarë mase sonda e saj ka ndryshuar kursin e asteroidit.
Në foto: Sondazhi që goditi asteroidin