Skandali/ Nxënësve iu kërkohet të gjejnë probabilitetin e vdekjes së tyre

Nuk ndalojnë skandalet në tekstet shkollore. Siç duket ata që hartojnë disa tekste shkollore kanë rrjedhur nga trutë për vete, por po marrin në qafë dhe një brez të ri. Ky tekst me të cilët mësojnë fëmijët shqiptarë të shkollave 9-vjeçare është një skandal i vërtetë që shkon përtej të paimagjinueshmes.

Gjuhë kërcënimi, frikë dhe terrori nga helmime vdekjeprurëse, janëpërdorur në një problem matematikor, si më poshtë.

“Ju po udhëtoni në një tren sëbashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një një dëm special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njejta, por  re prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me rradhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani”.

Autorët e tekstit pyesin nxënësin se sa është probabiliteti që motra të vdesë, e sa që të jetojë.

“Nëqoftëse ju zgjidhni i pari, sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”-është pyetja më skandaloze e problemit matematikor.

Ky tekst horror nuk është skandali i parë i këtij lloji. Ka plot raste që ka denoncuar media dhe vetë prindërit. Ministria e Arsimit duhet të përzgjedhë autorët e teksteve që jo vetëm të jenë  të zotë, por pikësëpari të mos jenë të çmendur, pasi po çmendin publikun dhe nxënësit me këto idiotllëqe.

Ndërsa teksti tjetër që është i fizikës edhe ai u është servirur adoleshentëve shqiptarë nga Ministria e Arsimit për të nxënë dije. Ky tekst i publikuar nga Dom Gjergj Meta, përshkruan se si e vret mendjen Djalli për të gjetur frekuencën teksa sheh një student që bie në humnerën e ferrit.

tekste-2

Kujtojmë që denoncimet për tekstet skandaloze kanë nisur me “Shkumësin Magjik” një pjesë nga leximi i klasës së dytë, i cili u mëson nxënësve se si të gënjejnë dhe të mos shkojnë në shkollë, duke tretur një shkumës në një gotë me ujë, i cili u ngre temperaturën.

Siç ka plot raste tejet skandaloze në shumë tekste, të cilat nuk sherbejnë as për të ndezur zjarrin e jo më të sherbejnë si libra shkolle për nxënësit e fillores apo 9 vjeçares.

Ministria e Arsimit duhet të jetë shumë strikte në librat shkollorë, pasi flitet për fëmijë në moshë shumë të vogël dhe në vend që t’i mësojmë, po i shkatërrojmë.

SHKARKO APP