Huliganët polakë i bëjnë sh*rrën Heroit Kombëtar të shqiptarëve. Shqiptari e rreh, policia e arreston!

Studiuesi Auron Tare ka reaguar ashpër pas incidentit ku një tifoz polak kreu akte të turpshme ndaj bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin “Skënderbej”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tare shkruan se në asnjë vend të botës kjo ngjarje nuk do kalohej lehtësisht dhe tifozët shqiptarë që mbrojtën nderin e Shqipërisë thotë Tare, duhen falenderuar dhe liruar nga burgu.

Çdo shqiptar po të ishte në atë moment aty do ta kishte goditur me çfarë kishte atë huligan polak. Fytyra do ti bëhej copash sepse ka poshtëruar Heroin tonë Kombëtar, ndaj akti i atyre që i rrahën polakët duhet vlerësuar e jo ndëshkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një grup huliganësh polakë i bëjnë sh*rrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestojnë dhe hedhin gurë kundër tyre.

Policia Shqiptare i fut brenda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme.

Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje dhe njerëzit e kanë hallin tek telenovelat dhe thashethemet për Ministrat.

Imagjinoni në se kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës që na ka hapur Kapitujt e bashkë ekzistencës.

Vetëm një populli i tr*dhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar. Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim. Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve.

Përndryshe e gjithë fasada me figurë e Gjergjit nëpër Bashki dhe Institucione është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe heronjtë e vet”-shkruan Auron Tare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?