Humb jetën në aksident me motor fituesi i “X-Factor” Ergi Dini (FOTO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WHJlSPFwaNI” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=IfKmVX2Xt9o” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nEAoPdnjDUo” width=”560″ height=”315″]

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 21:20 të së hënës në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në Tiranë. Dy të rinj që udhëtonin me motor janë rrëzuar duke humbur jetën. Lapsi.al mësoi se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur këngëtari 22-vjeçar Ergi Dini, fitues i spektaklit të talenteve “X Factor” në Tv Klan. Është ndarë nga jeta edhe shoku i tij Kejdi Halili 21-vjeç.

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.
Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në të kënduar.
Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.
Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur.

Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.
Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një projekt të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij.

Ergi Dini dhe Kejdi Halili humben jeten sot ne aksident

Ergi Dini dhe Kejdi Halili

Ata janë transportuar në spital, por kanë ndërruar jetë rreth orës 21.50 për shkak të dëmtimeve të marra.  Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.

http://www.kohajone.com/2016/11/22/kush-ishte-kejdi-halili-djali-i-gazetares-erenestina-halili-ja-si-e-tregoi-e-ema-ne-nje-interviste/

Vendi ku ndodhi aksidenti

http://www.kohajone.com/2016/11/22/aksidenti-tragjik-motra-e-ergi-dinit-ska-ngushellim-per-ne/

Vendi ku ndodhi aksidenti

Image result for ergi dini

 

http://www.kohajone.com/2016/11/22/kejdi-nxori-ne-shitje-motorin-diten-qe-i-mori-jeten/

http://www.kohajone.com/2016/11/22/poezia-e-ndjere-e-babait-te-ergit-pas-vdekjes-se-te-birit/

Related image

 

SHKARKO APP