Elseid Hysaj: Kam një mesazh për lojtarët spanjollë, kujdes jemi në krye !

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje, duke mposhtur Lihtenshtajnin ( 2:0)me gola për të Jahmir Hykës në pjesën e parë dhe Bekim Balajt në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e parë me 6 pikë, pasi në ndeshjen tjetër barazuan 1:1 Italia dhe Spanja.

shqiperia_1475785850-8724694_0

Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi.

Kështu në ndeshjen e të dielës në Shkodër (ora 2045) të kuqtë e presin Spanjën si kryesues të grupit me 6 pikë të plota. Ndërkohë që Spanja ka 4 pikë një barazim do të qe i mjaftueshëm për skuadrën e De Biasit për të qëndruar në krye të grupit. Ashtu sikurse u pa gjatë gjithë ndeshjes së sotme Shqipëria i ruajti të gjitha energjitë për ndeshjen e së dielës dhe u mundua të shpenzojë minimumin e energjive në fushë.  Megjithatë në stilin e tij te zakonshem Giani De Biasi eshte munduar ta ulë euforine duke mos e vleresuar pozicionin aktual ne klasifikim.

“Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë vetem dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm. Italia dhe Spanja u përballën sot me njëri-tjetrin por ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën” ka deklaruar ai.

Reagimi i Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj është gati të nisë luftën e zakonshme të thumbimeve me futbollistët spanjollë të Napolit, të cilët do t’i ketë si rivalë në takimin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë për “SuperSport”, mbrojtësi konfirmoi se do tu dërgojë një mesazh lojtarëve spanjollë që luajnë me klubin italian.

 “Tani do u dërgoj mesazh, t’u them të bëhen gati se jemi ne të parët. Para se të vinim më thanë merr edhe një top tjetër me vete që ta kesh, se nuk do ta shohësh të ndeshjes, por i kam thënë që do ta shohim në fushë nëse do ta bëjnë. Formacioni që fiton nuk ndryshohet? Atë e di trajneri, pyesni atë. Por ne kemi treguar se mund të fitojmë me shumë formacione të ndryshme”, u shpreh Hysaj.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Spanjë do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mediat e huaja për Shqipërinë:

as2

Fitorja e Kombëtares 2-0 në Lihtenshtejn është pasqyruar edhe në mediat e huaja, veçanërisht në ato italiane dhe spanjolle si kundërshtare të kuqezinjve në Grupin G për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
“Shqipëria nuk gabon”, shkruan “Sportmediaset”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.
E përditshmja italiane në versionin e vet online i kushton hapësirë edhe humbjes së Kosovës 6-0 ndaj Kroacisë.

Po në Itali, “Corriere dello Sport” shkruan: “Fiton Shqipëria; Manxukiç show, 3 gola Kosovës”, duke i bërë vend edhe suksesit 6-0 të Kroacisë në “Loro Boriçi”.

Në Spanjë, e përditshmja “AS” ka si titull: “Shqipëria vazhdon me fitore duke dominuar grupin e Spanjës”.

Kurse zvicerania “Blick” nxjerr që në titull përfshirjen e Jahmir Hykës në golin e parë të kuqezinjve: “Shqipëria fiton me ndihmën e Hykës së Luzernës”.

SHKARKO APP