I ftohti polar ”mbërthen” Shqipërinë, qarkullimi duhet bërë me zinxhirë
Pas ditëve me diell, menjëherë në vend ka ardhur i ftohti polar. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër dhe Tiranë kanë nisur reshjet e borës. Në qarkun e Korçës trashësia e borës ka shkuar deri në në 20 cm. Mësohet në këtë qark është janë të kalueshme me zinxhirë aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Ersekë. Ndërsa në Kukës dhe Dibër deri më tani të gjitha akset rrugore janë të hapura. Në Tiranë është zbardhur nga bora mali i Dajtit.
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar edhe aksidente. Një autobuz me pasagjerë, i linjës Skrapar-Tiranë, është aksidentuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore. Mësohet se autobuzi ka devijuar nga rruga për shkak të një frenimi të fortë pasi i ka dalë një fëmijë përpara dhe i ndikuar edhe nga lagështira dhe përfundon në kanal. Nuk ka të lënduar nga pasagjerët. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar mes pasagjerëve. Ata kanë dalë nga mjeti dhe janë larguar me makina të tjera drejt destinacioneve për ku ishin nisur, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet vetëm drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili do të shoqërohet nga policia për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë ngjarje.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit reshje dëbore ka pasur në malësitë e Librazhdit,Përrenjasit e Elbasanit. Në Stebleve të Librazhdit trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm, rruga nacionale Librazhd Peshkopi e kalueshme me zinxhirë në disa segmente të saj. Qafë Thanë- Trashësia e dëborës 10 cm, rruga e kalueshme pa probleme. Deri tani nuk ka fshatra të bllokuar. Probleme me mungesën e energjisë elektrike në Përrenjas
Shkodër
Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në zonat e thella të qarkut të Shkodrës. Disa fshatra të Dukagjinit, kryesisht Shala dhe Thethi janë zbardhur nga dëbora por jo duke krijuar probleme. E njëjta situatë është edhe në fshatrat e Malësisë së Madhe por edhe në Puke. Reshjet e pakta të dëborës nuk kanë sjellë probleme te banorët.
Pukë
Ashtu si i gjithë Veriu i vendit edhe një pjesë e madhe e territorit të bashkisë Pukë u mbulua gjatë natës nga reshjet e Borës të cilat në qytetin e Pukës arritën deri në 12 cm. Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Tre mjete u angazhuan për gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe më tej. Dy mjete borëpastruese dhe një mjet për hedhjen e kripës kanë bërë të mundur pastrimin e të gjithë rrugëve të qytetit dhe lagjeve periferike, ndërkohë që u pastruan dhe kriposen dhe rrugët Qafë Qerreti-Qelëz dhe Qafë Qerreti -Qerret. Në orët e para të mëngjesit u bë pastrimi i shkallëve dhe rrugicave të qyteti ndërkohë që të gjithë hapësirat para dyerve të bizneseve dhe institucioneve janë tashmë të lira. Aktualisht në bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht.
Vlorë
Në qafën e Llogorasë gjatë natës ka pasur reshje të pakta dëbore , por nuk ka sjell probleme në qarkullimin e automjeteve. Lëvizja e makinave është pa probleme. Ndërkohë në Vlorë fuqia e detit ka qenë deri në 5 ballë në det të hapur, duke u përmirësuar në orët e para të ditës së sotme. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi ditën e sotme e kanë pushim dhe nuk lëvizin nga kalata e portit. Mjetet e vogla lundruese janë të stacionuara në tri Port.
Durrës
Në det të hapur deti regjistron forcën 7 ballë dhe era fryn me drejtim nga veriu, ndërsa ne brigjet e Gjirit të Durrësit era fryn në drejtimin veri- lindje dhe forca e detit 5 ballë. Megjithë erën e fortë nuk ka pasur probleme me lundrimin. Sot në mëngjes u akostua një anije kontenierësh dhe dy tragetet e linjës së Barit. Në orën 11.00 pritet trageti i linjës së Ankonës. Në portin e Porto Romanos po shkarkohet një cisternë 35 mijë tonëshe.
https://arkiva.kohajone.com/bore-mbulon-edhe-bulqizen-disa-segmente-rrugore-kalohen-vetem-me-zinxhire/
https://arkiva.kohajone.com/humb-kontrollin-nga-lageshtia-permbyset-autobusi-ne-berat-dy-te-plagosur-video/
https://arkiva.kohajone.com/debora-perfshin-te-gjithe-puken-kjo-eshte-situata-me-qarkullimin/