I kontrollon shteti agjensitë imobiliare se si qarkullojnë miliona euro dhe nuk taksohen?

Agjensite imobiliare, ose ndryshe agjensitë që të ndërmjetsojnë për banesa me qera, shitblerje pronash, etj janë shtuar vitet e fundit.

Ato qarkullojnë miliona euro, por me sa duket tatimet dhe sigurimet shoqerore nuk i kanë nën kontroll ligjor, pasi jo vetëm që shumë agjensi fshehin tatimet, taksat, etj por edhe nuk raportojnë numrin real të të punësuarve, që janë me mijëra vetë në shkallë vendi.

Një shikim të shpejtë po të bëni në sigurimet shoqerore iu dalin pak veta që punojnë në këto agjensi! Ndërkohë që janë me qindra e qindra, ku sipas ligjit pronarët dhe administratorët e tyre duhet ti deklarojnë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç mosdeklarimit të punonjësve, disa prej tyre, dhe në mos me shumë se gjysma, nuk arkëtojnë paratë e ndërmjetsimit me faturë tatimore dhe me bankë, por i duan cash në dorë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra nuk deklarohen në shtet miliona e miliona euro.

Dhe të përlajnë tarifa të larta dhe nuk marrin asnjë përgjegjsi ligjore me kontratë mes qeradhënësit dhe qeramarrësit.

Thjesht “të prezantova”, tani “me jep kaq ti shitës dhe kaq ti si blerës”, apo kaq ti qeradhënës dhe kaq ti qeramarrës.

Por nuk i kontrollon asnjë institucion në shtet këto agjensi, pasi si rregull jashtë shtetit duhet, kur fjala vjen jep me qera apo merr një iks objekt, kontratën e firmos të agjensia e cila ndjek marrëdhëniet mes palëve, duke qenë agjensia garante ligjore nëse ka mosmarrëveshje. Dhe garancinë e paguan te agjensia dhe ajo përgjigjet me palët. Natyrisht që agjensia do marrë pjesën e saj të fitimit, por gjithçka me kontratë ligjore.

Një ngjarje e këtyre ditëve i ndodhi një personi që jepte me qera një objekt të vogël.

Vjen agjensia me një ypsilon që e donte me qera dhe në vend që agjensia të përcaktonte kushtet ligjore mes palëve, natyrisht në marrëveshjes mes tyre, ajo iu drejtua:

-Me jep mua 3 mijë euro!- iu drejtua qeradhënësit.

-Dhe ti 3 mijë euro mua-këtë herë në drejtim të qeramarrësit.

Palët iu drejtuan agjentit:

-Po nëse njëra palë thyen kontratën, çfarë roli ka agjensia?

-Ne marrin eurot se iu prezantuam! Kaq kemi detyrë ne!

Kjo histori e ndodhur në një lagje në kryeqytet tregon se tregu i real estate është kthyer në një treg mafioz, ku ata si ndërmjetës marrin cash dhe ikin.

As paguajnë taksa, as detyrime të tjera fiskale. Natyrisht që ka disa agjensi korrekte, por në pjesën dërmuese kasaphanë dhe vetëm marrin, pa i paguar shtetit detyrimet.

Ndaj tatimet dhe institucionet e tjera shtetrore duhet të kontrollojnë të gjitha agjensitë në Shqipëri.

Kryeministri Rama bën mirë që po liron krejt hapësirat publike nga zaptuesit, por do të ishte mirë që edhe te agjensitë “real estate” të vërë dorë, sepse do të habitet se çfarë ndodh te shumica e tyre. Disa edhe pastrojnë paratë e krimit. Ndaj duhet edhe policia e Shtetit me prokurorinë të hetojnë dhe do të gjejnë krim dhe miliona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?