Ikën Tahiri, dridhet qeveria. Frikë në PS se mos flet ish-ministri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë mandatin e deputetit gjashtë muaj pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Në një fjalim të gjatë të mbajtur dje në Kryesinë e Kuvendit, ish-ministri sulmoi opozitën, pjesë të mazhorancës, por në asnjë rast direkt kryeministrin Edi Rama. Tahiri e paraqiti dorëheqjen si një sakrificë personale për të dalë para drejtësisë, pa imunitet. Në fakt, pyetjet që shtrohen janë se përse zgjodhi këtë moment dhe cilat janë pasojat politike në qeverinë e mazhorancës. Dhe a ka një marrëvëshje mes tij dhe Edi Ramës për këtë dorëzim mandati deputeti në këmbim të një arresti shtëpiak, siç përflitet në skutat e PS. Dhe më pas gjykata nën presionin e KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), që po dëshmon se mbetet në varësinë e PS si institucion kushtetues, dosja të mbyllet e ish-ministrit të shpallet i pavarur.

Por le të kthehemi të akti i djeshëm. Që në fillim duket se heqja dorë e Tahirit nga mandati i deputetit nuk ka qenë një zgjedhje personale. Vendimi vjen pas vizitës se Edi Ramës në Gjermani, ku në mënyrë të hapur iu kërkua që qeveria të lejonte drejtësinë të hetojë Tahirin. Kësaj kërkese Edi Rama iu përgjigj në publik se gjoja Tahiri nuk është më pjesë e PS-së dhe Qeveria nuk ndikon te drejtësia.

Një gjë të tillë asnjë nuk e beson, bile as vetë PS!

Mjaftonte fakti që Tahiri ishte deputet dhe imuniteti i ndalonte prokurorisë arrestimin pa leje nga Kuvendi, kjo e rrëzonte gjithë skemën e kryeministrit para ndërkombëtarëve. Me kthimin në Tiranë kryeministri ka menduar si të zgjedh një dalje të butë nga situata ku është futur nga ndërkombëtarët. Dhe zgjidhja u prezantua dje me një fjalim të gjatë dhe me emocione të ish-ministrit, që pas gjashtë muajsh u kujtua se mandati i deputetit ishte dhe imunitet ndaj hetimeve. Sigurisht dorëheqja e Tahirit i ka hequr një barrë të rëndë Edi Ramës në sytë e opinionit publik dhe sidomos të ndërkombëtarët, të paktën formalisht, ndonëse të gjithë e dijnë se Rama-Tahiri kanë qenë dhe janë miq të ngushtë të “idealit kanabisian”. Tashmë argumenti i Ramës para letrave që i vijnë nga Berlini, Brukseli dhe SHBA është i thjeshtë: “Nuk po e mbroj Tahirin, nuk e kam në qeveri, as në PS dhe as në Kuvend”. Kjo u duk qartë edhe në intervistën e dhënë dje në televizion “Klan”, ku Edi Rama gati e krahasoi gjestin e dorëheqjes së Tahirit me atë të një ‘burri shteti’. Sipas kryeministrit, dorëheqja e ish-ministrit të akuzuar për trafik droge është një gjest i rrallë në historinë e shtetit shqiptar dhe dinjitoz. Janë fjali që të kujtojnë kohën Edi Rama e cilësoi Tahirin si ministrin më të aftë dhe të suksesshëm në kabinetin e tij. Këto fjalë të kryeministrit të thëna mbrëmë tregojnë se pakti ka qenë që “ti jep dorëheqjen nga deputet, unë të jap me gjykatën një vendim arresti shtëpiak dhe rri e shiko televizor”.

Më shumë se mirënjohje për ish-ministrin, fshihet frika nga veprime që mund të bëjë më vonë Tahiri, nëse nga arresti i menduar në shtëpi, ta kalojnë në qeli deri në mbarimin e hetimit gjyqësor.  Është një frikë që e ka jo vetëm kryeministri, por gjithë qeveria dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Saimir Tahirit në politikë. Nëse Prokuroria do të veprojë në mënyrë të paanshme, shumë shpejt Tahiri do të ndodhet në dilemë për të folur dhe për të treguar shumë më shumë sesa ka thënë këto kohë. E në një situatë të tillë, ish-ministri nuk do të kursejë askënd nga ata që janë në qeveri dhe aq më pak Edi Ramën, nëse ai nuk e mbron deri në fund. Në daljet për mediat, Tahiri ka lënë të kuptohet se ka jo pak materiale, dokumente, filmime dhe prova që mund të rrëzojnë në çdo moment qeverinë. Këto informacione janë realisht pushteti i tij përballë Edi Ramës dhe që e kanë mbajtur deri më sot të paprekur nga drejtësia.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Opinion” se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Hoxha u shpreh se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie. “Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”, deklaroi Hoxha. Dhe më tej tha se ”Nëse Tahiri flet qeveria bie. Është ministri i Brendshëm më jetëgjatë në detyrë. Me fjalimin sot ai ka kërcënuar një grup brenda mazhroancës”, deklaroi Hoxha. Sipas tij, “Tahiri është i kërcënuar nga mazhoranca”.

Ndërkohë ish-ministri Tahiri te emisioni i Ylli Rakipit në Top Channel la të nënkuptohej se ende nuk kam folur, duke bërë presion të hapur mbi parlamentin, qeverinë dhe natyrisht ndaj Kryeministrit. Mësohet se qeveria ka tension e frikë se ç’mund të flasë ish-ministri Tahiri.

Të gjithë janë në ankth nga ndonjë prishje e skenarit Tahiri-PS-Kryeministër. Po foli Tahiri, nuk dihet fundi i qeverisë se si përfundon. Ndaj po e ruajnë me kujdes ish-ministrin që të mos thotë çka di për ministrat dhe PS-në.

Q.Xh.

SHKARKO APP