Iku një grua-ikonë e politikës njerëzore

Mbrëmë Lindita Nikolla njoftoi largimin nga detyra e kryeparlamentares. Me një zë që i dridhej njerëzisht ajo tha: “Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap”.

Lindita Nikolla është simbol i urtësisë së një politikani që i duhet Shqipërisë. Ajo tregoi se duhet dhe mund të ketë mënyrë njerëzore dhe të kujdesshme për të bërë politikë, pa zhurmë dhe ditirambe nga ajo që jemi mësuar të shikojmë dhe dëgjojmë.

E kujdesshme në drejtim, e butë në sjellje, e zgjuar në veprime dhe militante partiake pa prekur dinjitetin personal.

Kjo është Lindita Nikolla, që në PS duhen t’i përulen asaj për çka manifestoi në këto vite në politikë. Ajo ka arësye të forta shëndetsore pse u largua.

Ndërkohë kur krejt deputetet femra të PD u ngritën në kembë apo falenderuan Linditën, sot Berisha nuk ndejti dot pa e sulmuar.

Nuk thonë kot se “vesi del me shpirtin”!/S.P./

 

SHKARKO APP