Ilir Alimehmeti mori 17500 vota, por jo deputet. Berisha: Ai është një intelektual me pëlqyeshmeri të lartë, gati për bashkinë e Tiranës

Një nga “krimet” e mëdha zgjedhore për PD mbetet se nuk arriti të fuste në parlament mjekun Ilir Alimehmeti. Ai u votua me 17 mijë e 500 vota, por vetë forca politike demokrate nuk mori me shumë se një mandat deputeti nga lista e hapur.

Lideri i PD-së Sali  Berisha vlerësoi figurën e Ilir Alimehmetit, një nga kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 11 majit i cili në zgjedhjet e 11 majit vërtetoi se ishte veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime.

Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull.

Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë”- theksoi Berisha.

Ilir Alimehmeti nuk arriti të merrte mandat edhe pse mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, pasi PD mori 13 mandate, dhe në listën e hapur arriti të merrte mandate vetëm Jorida Tabaku e cila mori mbi 20 mijë vota.

Burime të mirëinformuara thanë se mjeku i njohur Ilir Alimehmeti do të jetë kandidat për kryebashkiak i Tiranës, si në rastin e zgjedhjeve të parakohshme vendore, nëse Rama vendos, ashtu edhe në zgjedhjet e radhës në vitin 2027.

Ilir Alimehmeti-demokrati me pëlqyeshmeri të lartë në Tiranë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?