Ilir Meta: đđÌ đŻđÌđ«đđđđđ đ đđ đđđ§đđ«đąđ, đđ đđĄđđđđšđ«đąđ đđĄđ đ̧đÌđŹđĄđđŁđđŹ đđđŁđđđ«đą
Nga Ilir Meta-
đđÌ đŻđÌđ«đđđđđ đ đđ đđđ§đđ«đąđ, đđ đđĄđđđđšđ«đąđ đđĄđ đ̧đÌđŹđĄđđŁđđŹ đđđŁđđđ«đą
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ndihmojnë falsifikatorët e historisë të legjitimojnë gënjeshtrat e tyre.
Jo vetĂ«m kaq, por edhe detyrohen tĂ« dĂ«gjojnĂ« leksione pĂ«r âstandarde moraliâ nga njerĂ«z qĂ« me moral kuptojnĂ« vetĂ«m borderonĂ« ku paguhen (nĂ« tĂ« bardhĂ« apo tĂ« zezĂ«).
Akoma më keq kur dëgjon gënjeshtra nga ish-drejtues institucionesh që mbajnë përgjegjësi për veprimet apo mashtrimet kur ishin në detyra shtetërore apo qeveritare.
đđ đđÌ đ§đąđŹđąđŠ đŠđ đđ đđđ§đđ«đąđ§ đđđđ
Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë nami në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja)
Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit.
Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.
Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore.
Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit.
Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën.
Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia.
Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua.
Kaq mjaftoi qĂ« ai tĂ« âshkarkohejâ pa u propozuar.
Këto mesazhe të tij ia kalova forward Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike.
KĂ«shtu qĂ« shantazhi u shpĂ«rblye me shkarkim dhe jo me ânegociataâ.
Disa javĂ« mĂ« vonĂ« shantazhisti bĂ«ri tĂ« penduarin duke mĂ« kĂ«rkuar falje nĂ« celular dhe po kĂ«shtu edhe takim i cili u zhvillua te âPiazzaâ.
Pasi kĂ«rkoi falje pĂ«r ânxitiminâ mĂ« solli njĂ« ofertĂ« âfantastikeâ nga Edi Rama.
Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte.
âO shoku, – e pyeta, âunĂ« si do jem KryeministĂ«r me 4 deputetĂ«?â
Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.
NĂ« fund, shantazhisti mĂ« tha se nĂ«se unĂ« bĂ«hesha KryeministĂ«r ai nuk do tâi nxirrte pĂ«rgjimet.
Kuptohet qĂ« kĂ«tu biseda mbaroi âme suksesâ sepse âi penduariâ u bĂ« recidivist.
Pak ditĂ« mĂ« vonĂ« njĂ« pronar mediash qĂ« ishte mik i pĂ«rbashkĂ«t mĂ« kĂ«rkoi takim urgjent te âRogneriâ.
Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim.
Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit.
âĂfarĂ« urgjence ka kjo?â, – e pyeta unĂ«.
âMa tha ai, – mĂ« tha pronari i medias, âdhe do e publikojĂ« pĂ«rgjimin nĂ«se nuk e pranon propoziminâ.
âFaleminderit prej teje, – i thashĂ«, âpor i thuaj atij tĂ« publikojĂ« çâtĂ« dojĂ« dhe kur tĂ« dojĂ«â.
Natyrisht shantazhisti duke menduar se unĂ« e merrja pĂ«r bllof kĂ«rcĂ«nimin e tij mĂ« kishte çuar lajmĂ«sin pĂ«r tĂ« mĂ« treguar âprovĂ«nâ se nuk bĂ«nte bllofin.
Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia.
PĂ«r tĂ« gjitha kĂ«to, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. NdĂ«rkohĂ« kisha marrĂ« masat pĂ«r zĂ«vendĂ«simin e tij si deputet, me deputet tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« kohĂ«n qĂ« ai do tĂ« âdezertonteâ nga shumica jonĂ«.
Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.
Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revolt të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit.
Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë.
Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im.
Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve.
NdĂ«rkohĂ«, ditĂ«n tjetĂ«r, mĂ« 13 Janar, pranova ftesĂ«n e gazetarit tĂ« njohur, Blendi Fevziu, pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« âarenĂ«â me njĂ« panel analistĂ«sh qĂ« do i zgjidhte ai.
Pas një debati të flaktë dhe të pakompromis, pyetjes se a do jepja dorëheqje iu përgjigja se unë kam hequr dorë nga imuniteti dhe kjo mjafton.
Por ditën tjetër, sapo gdhiu dita, një i panjohur trokiti të më sillte një porosi nga jashtë, nga një mik i jashtëzakonshëm dhe shumë i informuar.
Porosia ishte se duhet tĂ« japĂ«sh sa mĂ« parĂ« dorĂ«heqjen dhe ti nuk duhet tĂ« jesh nĂ« zyrĂ« (Ministri) kur tĂ« vriten njerĂ«z, sepse situata Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«nduar se çâe mendon ti.
Duke patur besim absolut nĂ« integritetin dhe dashamirĂ«sinĂ« e porosi-dĂ«rguesit, shkova menjĂ«herĂ« nĂ« zyrĂ« dhe pĂ«rgatitja dorĂ«heqjen e parevokueshme nga Zv/KryeministĂ«r dhe MinistĂ«r i EkonomisĂ« dhe shkova tĂ« takoja Kryeministrin Berisha pĂ«r tâi bĂ«rĂ« tĂ« ditur vendimin e ri, si domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar pozitĂ«n e QeverisĂ«, si edhe pĂ«r tĂ« sfumuar sa tĂ« mundej alibinĂ« e gjak-kĂ«rkuesve.
Po kështu, i paraqita propozimin për zëvendësuesit e mi, nga postet e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe nga ajo ditë (pra një javë para 21 Janarit) nuk shkela më në atë ministri.
Po atë ditë, në mesdrekë, Asambleja e Partisë Socialiste shpalli 21 Janarin, si ditën e protestës dhe qametit.
Ndërkohë pak ditë para 21 Janarit, i panjohuri, u rishfaq, për të sjellë të dhëna të reja dhe një porosi të re për mua.
Të dhënat e reja ishin se situata po rëndohej pasi organizatorët po rekrutonin shumë elementë kriminalë në terren për 21 Janarin.
Po kështu, porosia e mikut nga jashtë ishte se më 21 Janar, unë nuk duhet të qëndroja në shtëpi pasi banesa mund të sulmohej nga elementë kriminalë.
Përgjigjia ime ishte falenderuese për mikun tim, për kujdesin e tij, por i thashë se nga zyra ika se nuk është e imja, por nga shtëpia nuk mund të largohem.
Pas kësaj, më 18 Janar kam bërë konferencë shtypi në selinë e LSI-së ku kam paralajmëruar Edi Ramën për të hequr dorë nga rekrutimi i elementëve kriminalë për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje.
TĂ« shqetĂ«suar pĂ«r mosvlerĂ«simin e duhur tĂ« organizmit tĂ« ânĂ«ndheshĂ«mâ tĂ« protestĂ«s nga autoritetet ligjzbatuese nĂ« 20 Janar, i kemi dĂ«rguar njĂ« letĂ«r informuese Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« dhĂ«nat mĂ« shqetĂ«suese qĂ« kishim ne si LSI.
Fatkeqësisht, dhuna nuk u parandalua në kohën e duhur edhe pse për ditë të tëra në televizione bëhej thirrje e hapur për dhunë dhe viktima.
Nuk ishin socialistët (anëtarët dhe simpatizantët) që sulmuan me dhunë (gura, hunj, etj) Kryeministrinë.
Socialistët ishin te ura e Lanës dhe përtej.
Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë derisa u konfrontuan me Gardën.
Parandalimi i elementëve kriminalë përpara mitingut, nuk kishte funksionuar.
As marrja e masave për shpërndarjen paqësore të demonstruesve.
Nuk është detyra ime të hetoj se përse nuk u parandalua një gjakderdhje e paralajmëruar me kohë.
Madje kjo duhej të hetohej në kohë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por gjurmĂ«t e organizatorĂ«ve atĂ«herĂ« ishin shumĂ« tĂ« freskĂ«ta dhe u duhej dhĂ«nĂ« kohĂ« pĂ«r tâi âpastruarâ.
Por, le tâi kthehemi disa tĂ« vĂ«rtetave, me video-montazhin qĂ« u pĂ«rdor si alibi pĂ«r tĂ« thirrur protestĂ«n.
Së pari, as një agjensi zyrtare e SHBA, Britanisë së Madhe etj, nuk pranoi të bëjë ekspertizën e videos, sepse e dinin më mirë se sa ne se çfarë ishte.
Së dyti, çuditërisht në vend që Prokuroria ta çonte videon te një ekspert audio, e çoi te një ekspert privat kompjuterash (pra video).
Ndërkohë, aty nuk ishte problem te video, pra se kush ishin dy personat.
Problemi i vetëm dhe kryesor ishte vërtetësia e bisedës të shoqëruar me titra dhe nëpërmjet edhe montimeve të bëra.
Pra, rastĂ«sisht eksperti amerikan, gjatĂ« kĂ«rkimit tĂ« tij nĂ« orĂ«n e dorĂ«zuar nga âdenoncuesi i korrupsionitâ, gjeti plot video tĂ« tjera tĂ« tij, tĂ« cilat ai i kishte bĂ«rĂ« âdeleteâ duke menduar se ishin zhdukur pĂ«rgjithmonĂ«.
Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi.
Për këtë, Prokuroria u detyrua formalisht të niste një hetim, meqënëse eksperti amerikan ja kishte dërguar me procesverbal këtë rast.
Por te askush nuk e përmend dhe mirë bëjnë (b)analistët.
Le të vazhdojmë me hetimin tim.
Në mënyrë të qëllimshme, Prokuroria, shkelte vazhdimisht procedurat e hetimit duke shpresuar se unë do të kërkoja mbyllje me procedurë të çështjes në gjykatë.
Edhe pse ne kërkuam dhe insistuam që ekspertët tanë të ishin të pranishëm në çdo ekspertim që do përzgjidhte Prokuroria, kjo nuk ndodhi kurrë qëllimisht.
ĂuditĂ«risht, Prokurori qĂ« u caktua tĂ« drejtojĂ« çështjen time, nĂ« periudhĂ«n e zbatimit tĂ« ReformĂ«s nĂ« DrejtĂ«si, nĂ« kuadĂ«r tĂ« verifikimit tĂ« figurĂ«s, u shpall nga Autoriteti i Dosjeve, si bashkĂ«punĂ«tor i Sigurimit tĂ« Shtetit.
Por Gjykata më pas deklaroi se kishte qenë një person tjetër dhe kështu, zotëria u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pagëzoi edhe Prokurorët e parë të SPAK-ut.
Tani le të kalojmë te Gjykata dhe vendimi i saj.
Dëgjojmë (b)analistë që thonë se Meta e dorëzoi imunitetin pasi kishte garanci te drejtësia, etj.
Dua tâju siguroj se nĂ« jetĂ«n time nuk kam emĂ«ruar kurrĂ« ndonjĂ« prokuror apo gjykatĂ«s.
Së dyti, nëse unë apo Z. Berisha, do kishim kaq ndikim te drejtësia, përse do të zgjidhnim relator të çështjes Z. Dvorani, i cili dihet se është shumë militant partie edhe pse i njeh mirë ligjet?
Ja pra që ndërhyrje nuk mund të kishte.
Po kështu, unë mund të kisha kërkuar përjashtimin e Z. Dvorani nga relator dhe anëtar i trupës gjykuese, pasi ai kishte lidhje shumë të afërta me personin që më përgjoi mua.
Por unë nuk e bëra kurrë këtë.
Po kështu, nuk kërkova që çështja të mbyllej për shkak të shkeljes së procedurave nga Prokuroria, por i shkuam gjykimit me themel, deri në fund.
Rezultati, siç dihet, ishte 5 â 0.
Edhe vet relatori i çështjes, Z. Dvorani, votoi për pafajësinë time, si katër kolegët e tjerë.
Por pĂ«r tĂ« ângushĂ«lluarâ shokĂ«t e partisĂ« bĂ«ri njĂ« shĂ«nim, se pĂ«r kaq sa kemi parĂ« dhe hetuar, Ă«shtĂ« i pafajshĂ«m, por mirĂ« do ishte qĂ« tĂ« zgjasnin hetimet.
Pra nga dy vjet hetime, tĂ« vazhdonte pa mbarim, aq sa i duhej âPartisĂ«â.
Me gjithĂ« presionin qĂ« kishte nga njerĂ«zit e PartisĂ« Socialiste, Z. Dvorani, nuk votoi siç donin ata, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kishte njĂ« votĂ« kundĂ«r, tĂ« cilĂ«n socialistĂ«t do ta trumbetonin kudo, brenda e jashtĂ« vendit, si vendim i âpakicĂ«s tĂ« pakorruptuarâ, e pĂ«rralla tĂ« tjera si kĂ«to.
Ndërkohë paralelisht, zotëria që më kishte përgjuar mua, ishte zhytur në telashe të mëdha, sepse i kishin dalë jashtë kontrollit videot e pafundme që i kishte bërë vetes me të tjerë.
Një njeri i papërgjegjshëm që rrinte afër meje në ato kohë, kishte vendosur një gjobë të rëndë duke përdorur një foto spekulative.
PĂ«rsĂ«ri, miku i pĂ«rbashkĂ«t, qĂ« mĂ« solli foton nĂ« âRognerâ, mĂ« kĂ«rkoi takim urgjent nĂ« emĂ«r tĂ« tij.
Pa asnjë dëshirë, por për shkak se doja të dija të vërtetën, meqënëse ishte përmendur emri im nga gjobvënësi, i prita të dy, në një ekspozitë pikturash atë kohë, në Gjirin e Lalzit.
Pasi kĂ«rkoi falje pĂ«r keqpĂ«rdorimin e pĂ«rgjimit tĂ« tij nga Edi Rama pĂ«r 21 Janarin, mĂ« sqaroi edhe rrethanat e gjobvĂ«nies nga ishâmbĂ«shtetĂ«si im, bazuar mbi njĂ« foto spekulative.
âQetĂ«sohu, – i thashĂ«, âse Ă«shtĂ« si fotoja qĂ« mĂ« dĂ«rgove ti me kĂ«tĂ« mikun e pĂ«rbashkĂ«t nĂ« Rognerâ.
âAsnjĂ« lekĂ« nuk je i detyruar tâi paguash askujt, – i thashĂ«, âpor video-montazhin tĂ«nd e paguan katĂ«r tĂ« pafajshĂ«m me jetĂ«n e tyreâ.
đđ đđÌ đ€đđ„đšđŁđŠđÌ đđ đđ đđĄđđđđšđ«đą đđđđ
Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998.
Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar.
Vrasja e tij nuk ishte produkt i njĂ« konflikti âtropojanĂ«shâ, por e qĂ«ndisur me kujdes nga duar tĂ« padukshme dhe mjeshtĂ«rore qĂ« shfrytĂ«zuan persona tĂ« caktuar, pĂ«r tĂ« arritur objektivat e tyre.
Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.
Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate.
Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qĂ«ndron 13 Shtatori, i cili ishte i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tâi lidhur dy ngjarjet.
Paraditen e 13 Shtatorit, shpĂ«rthen njĂ« llavĂ« revolte e militantĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike drejt KryeministrisĂ«, duke paralajmĂ«ruar kĂ«shtu âtsunaminâ pĂ«r ditĂ«n tjetĂ«r.
Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën.
NjĂ« prej tyre i kishte sugjeruar tĂ« jepte dorĂ«heqjen me qĂ«llim çâtensionimin e situatĂ«s, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«.
âDakord, – u kishte thĂ«nĂ« Nano, âpo kujt tâja le QeverinĂ«?â
Kur Fatosi pĂ«rmendi njĂ« emĂ«r qĂ« i kishin sugjeruar, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mezi prisnin tâi zinin vendin, brofĂ«n nĂ« kĂ«mbĂ« dhe thanĂ«, nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ«, e kĂ«shtu Nano iu bind kĂ«tij qĂ«ndrimi.
Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues.
Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat.
Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë.
đđÌ đŻđđłđĄđđšđŁđŠđÌ đŠđ đ̧đÌđŹđĄđđŁđđ§ đđđŁđđđ«đą đđđ§đą
Kur unĂ« u bĂ«ra KryeministĂ«r njĂ« vit mĂ« vonĂ«, nĂ« Tetor 1999, çështja Hajdari ishte âpatatja mĂ« e nxehtĂ«â qĂ« kĂ«rkonte drejtim.
Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant.
Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.
Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.
Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të cështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.
Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale.
Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial.
Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.
Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.
Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë.
Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin.
E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.
Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.
Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.
U dhashĂ« ultimatum personave pĂ«rgjegjĂ«s, se nĂ«se atij i ndodhte gjĂ« dhe brenda 48 orĂ«sh nuk i dorĂ«zohej drejtĂ«sisĂ«, do tâi bĂ«ja pĂ«rgjegjĂ«s publikisht.
Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit.
Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.
Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.
Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.
KOHA JONĂ SONDAZH

