Ilir Meta dhe Lulzim Basha udhëtojnë bashkë për Vjenë. Ç’po kurdisin ata?!
Burime nga Rinasi tregojnë se kreu i Parlamentit Ilir Meta dhe lideri i Opozites Lulzim Basha udhëtojnë me “Austria Airlines” për në Vjenë (Austri). Nuk dihet nëse është koiçidencë udhëtimi i të dyve apo ka të bëjë me ndonjë takim në periferi të Vjenës, siç ndodhin vitin e kaluar mes Ramës dhe Bashës me negociim të miliarderit Zamir Mane.
Në dhomën VIP në aeroport ata të kanë qëndruar veçmas duke biseduar dhe qeshur me njeri tjetrin përmbi 30 minuta, porse nuk dihet tema e bisedës. Nuk besohet se kanë folur për masazhin e djeshëm, por fakti që edhe vendqëndrimi në Vjenë do të jetë i përbashkët jep sinjale se mundet të jetë takim për qeveri teknike, ndonëse Meta e mohoi dje në Tiranë.
Dihet se në OSBE liderin e Opozitës Lulzim Basha do ta presin zyrtarët e lartë, pasi Basha ka filluar stinën e sulmit për zgjedhje të lira me qeveri teknike. Mesohet se prioritet i PD-së tani do të jenë zgjedhjet e lira me një qeveri tjetër.
Prezenca e Ilir Metës me Lulzim Bashën në Vjenë, në një avion, në sedile afër dhe me një makinë të ambasadës për të dy e cila i priti në aeroport dhe në të njëjtin hotel, nuk mendohet se mund të jetë rastësi.
Informacione jo zyrtare tregojnë se mund të kenë takim edhe me ish-liderin socialist Fatos Nano për kryeministër të qeverisë teknike, nëse punët shkojnë keq në Tiranë. Ish-kryeministri Nano jeton në Vjenë prej vitesh.
Në grupin parlamentar të PS-së janë 11 deputetë që votojnë për Nanon, në rast krize.