Ilir Meta këndon me grupin “Lira” në Pazarin e Korçës
Ilir Meta vazhdon vizitën nga Pusteci në Korçë. Pas një vizite të sukseshme në Pustec, Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me artistët e grupit Lira në Korçë. Ilir Meta pas takimit, ku dhe ka kenduar, ka shkruar në facebook: Sot pata një takim të veçantë në Pazarin e Korçës, me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbiseduam ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, arstistike e kulturore të Korçës dhe korçarëve, që duhen ruajtur.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1629286107117656/
Dje në Bashkinë e Pustecit, nga ku garantova minoritetin maqedonas, se do të bëj çmos të mbështes përpjekjet e tyre për ruajtjen e identitetit, vlerave e traditave të mrekullueshme, shkruan Meta në facebook.
Nga qyteti i mrekullueshëm i Korçës së traditave, uroj sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar.