Ilir Meta kërkon që fotot e Erisa Xhixhos të jenë në çdo koridor të godinës së PL
Ilir Meta pasi e zgjodhi zv/presidente të PL, Erisa Xhixhon, tani ka vendosur ta kthejë edhe në ikonë të partisë.
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë së tij, Meta kërkoi prerë që foto e Erisës të jetë në çdo kat të godinës së forcës politike. Ja si tha Meta ndër të tjera: “Dhe fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe zoti Gjokutaj, do të jetë e Erisa Xhixhos. Pse? Sepse ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI. Në çdo kat do jetë një nga ato momentet kur Xhixho ka qenë në sakrificat e saj në parti dhe deri kur është zgjedhur zv. Presidente. Pse? Sepse e dua si një model për të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Ajo kurrë nuk u demotivua, por u kthye në model sot, dhe problem jonë është se akoma kryetare të LRI në Shqipëri dinë Erisa Xhixhon, ky është një problem i madh. Kjo nuk është për meritë të saj, por dhe për problemin e pasuesve të saj”, u shpreh Meta.
Ndërkohë po bëhen gati fotot e Erisa Xhixhos që të jenë kudo në katet e PL.