Ilir Meta: LSI do ta votoj Reformën, por duhet konsensus ose iki si kryetar

Ka nisur në orën 11:10 seanca e Kuvendit për miratimin e reformës në drejtësi. Fjalën e hapjen e ka mbajtur kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Meta tha se sido që të shkojnë punët, “kjo seancë nuk mbyllet pa u miratuar ndryshimet në Kushtetutë”. Kreu i Kuvendit, ka shpjeguar se përse duhet konsensusi i gjithë partive dhe jo votat e disa deputetëve të Partisë Demokratike.

“Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, por kemi nevojë për konsensus patriotik. I kam bërë thirrje Bashës dhe Berishës për të pranuar konsensus. Është e rëndësishme konsensus patriotik sepse kjo është një kushtetutë e re e Shqipërisë. Pavarësisht se kjo reformë do të miratohet në çdo lloj mënyrë, por konsensusi është i rëndësishëm”,- tha kreu i Kuvendit.Kreu i Kuvendit tha se duhet bërë çdo gjë për konsensus mes palëve. Ai tha se kreu i PD, kreu i PS dhe ndërkombëtarët duhet të negociojnë për detajet e fundit. Meta u shpreh se janë disa çështje që mund të gjejnë zgjidhje.

Në seancën e sotme Meta i është drejtuar  ambasadorit Lu me fjalët “i dashur” dhe “i nderuar” ai ka ironizuar keq me një deklaratë të ambasadës e cila njoftonte se qytetarët amerikanë duhet të kishin kujdes se sot mund të kishte trazira. “I them të gjithë të huajve se sot nuk do të ketë asnjë trazirë” ironizoi Meta me ambasadën amerikane.  Reformen do ta votoj  LSI dhe me pas do te jap dorëheqjen si Kryetar i Parlamentit, reforma kalon në fund pa konsensusin e PD, LSI do të votojë pro saj, por ai do të largohet si kryetar i Kuvendit.

“Nëse Basha, Berisha, Topalli në fund nuk pranojnë të votojë se kanë frikë nga reforma LSI do të jap votat. E kam thënë që votat e LSI janë për reformën. Do të votohet edhe në këtë mënyrë, por unë do iki nga kryetar Kuvendit, sepse nuk qëndrojë kryetar në një Kuvend që voton me presione, me SMS-ra”,- tha Meta.

Ilir Meta deklaroi se do të largohet nga parlamenti.Tha se do të largohet nga drejtimi nëse parlamenti nuk e voton reformën me konsensus, por nën presion.

“S’mund të rri në këtë parlament që voton me SMS e nën presione. I falenderoj përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një pjesë të përgjegjësisë kanë edhe ata, që ne ndodhemi në këtë situatë këtu, pasi disa gjëra duhet të ishin sqaruar më parë”, u shpreh Meta.

Meta: Kam ftuar dhe Berishen per te pranuar kompromisin

“I kam bërë thirrje Lulzim Bashës, madje për ti hequr merakun cilido edhe Sali Berishës parmbrëmë, për të pranuar kompromisin dhe marrëveshjen.

Është i rëndësishëm konsensusi patriotik pasi është Kushtetutë e re e cila nuk duhet të votohet në mënyrë të njëanshme pavarësisht se do votohet në çdo lloj mënyre dhe nuk do të mbarojë kjo seancë pa u votuar sepse ka të bëjë me 30 vitet e ardhshme të Shqipërisë jo me zgjedhjet e ardhshme.

PJESË NGA FJALA E METËS NE KUVEND

“Konsensusi është më i rëndësishëm se reforma, sepse ata që po dalin nga salla mund të ankohen në Kushtetuese për procedurat. Pa konsensus do kemi probleme.

Ne nuk mund të rrezikojmë stabilitetin e vendit për dy-tre çështje të pasqaruara. Jam i gatshëm dhe që nga ky moment do të lë drejtimin e Kuvendit dhe do merrem me këtë çështje. Do të shkoj tek Rama, tek Berisha, tek negociatorët, në mënyrë që ne t’i japim mesazhin SHBA e BE por në radhë të parë qytetarëve shqiptarë, se e votuam reformën me konsensus patriotik dhe e mbyllim tranzicionin në Shqipëri, për të pasur një Shqipëri tjetër.

Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë por për konsensus patriotik. Ndaj i kam bërë thirrje Bashës dhe Berishës për të pranuar kompromisin dhe marrëveshjen. Pse është kaq i rëndësishëm kompromisi patriotik?

 Sepse është një Kushtetutë e re e Shqipërisë, që nuk duhet të votohet në mënyrë të njëanshme dhe ka të bëjë me Shqipërinë për 30 vitet që vijnë dhe jo për zgjedhjet që vijnë, u shpreh kreu i Kuvendit, në mesazhin e përcjellë deputetëve në nisje të séancës së sotme plenare, e konsideruar historike për fatet e vendit.

Ftoj zotin Basha të sqarojë pozicionin e tij me ambasadorin amerikan. Për dy gjëra që duhet të sqarojmë, të rrezikojmë stabilitetin e një vendi të NATO-s. Pa konsensus patriotik nuk mund të ketë integrim dhe përparim të Shqipërisë.

I kam thënë ambasadorit Donald Lu, mos dëgjo çfarë thonë lart e poshtë se Ilir Meta bën lojë.

Është e pavërtetë, të 20 votat e LSI janë pro reformës. Por, duhet të kemi konsensus.

Shtetasit e SHBA nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk jemi në ’97.

Unë vlerësoj edhe Ramën, i cili ka qenë njeriu më tolerant që ka thënë bie dakord me çdo gjë që bjenë ndërkombëtarët.

Por nuk duam një reformë të miratuar në mënyrë të njëanshme, por unë do të iki si kryetar Kuvendi nëse votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputetëve.

Një pjesë e përgjegjësisë për këtë situatë është edhe e ndërkombëtarëve, sepse duhet të ishin sqaruar më mirë”.

SHKARKO APP