Ilir Meta mbërrin në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme ka shkuar edhe deputetja Monika Kryemadhi.

Ajo ka folur shkurt për mediat duke thënë se “ky është një sistem drejtësie i kastruar, që përdoret për propagandën e qeverisë”.  Ajo deklaroi se, kjo nuk është drejtësia e shqiptarëve, por e Edi Ramës.

“Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për të kërkuar dhe treguar nga ata se kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Pra për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe euro, por për të kuptuar se është drejtësia e propagandës së Edi Ramës.

Megjithatë do të shikojmë, t’ju shikojmë dhe fytyrat se si i kanë, do ta përballojnë dot apo jo, kështu që shihemi më pas”- tha Kryemadhi dhe u fut në GJKKO.

Ndaj Kryemadhit, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Ilir Meta ndodhet pas hekurave prej dy ditësh.

SHKARKO APP