Ilir Meta, opozitës: Nuk mund ti japim të gjitha, duhet ti fitosh pa ultimatume

Ilir Meta ka negociuar dhe bërë gjithçka që PD-së dhe opozitën që ti plotësoheshin disa kërkesa kryesore dhe që vertet mund të thyenin besimin e saj në zgjedhje. Kërkuan ardhjen e zv/presidentit të PPE ku bën pjesë PD. Erdhën, u takuan dhe debatuan.

Ilir Meta ka qenë politikani që insistoi pranë Edi Ramës, deri në kërcënim për prishje qeverie nëse nuk i jap opozitës kryetarin e KQZ, katër ministra që ti propozojë ajo, drejtuesit e policisë se shtetit te çdo rangu të jenë propozim i opozitës dhe palës amerikane, shtyrjen e datës se zgjedhjeve dhe disa gjëra të të tjera. Në fillim kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar, por me pas ka rënë dakort  me ndërhyrjen e PPE dhe komisionerit te BE për Shqipërinë. Pra PPE-ILIR META dhe komisioneri i BE i kanë vënë kusht kryeministrit. Edi Rama ka rënë dakort, me njëmijë halle, por ama pranoi. Por kur shkuan për t’ja thënë Lulzim Bashës brenda Pallatit të Kongreseve ai ka refuzuar dhe ka ikur.

Sapo u zgjodh President Meta ka deklaruar se do takohet me Lulzim Bashën dhe ish-presidentin Berisha. Po bën maksimumin për ti krijuar garanci PD-së në zgjedhje, por duhet edhe Basha të lëshojë nga disa ultimatume. Jo gjithçka me forcë! Demokracia është debat dhe konsensus.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të LSI-së, Ilir Meta i ka rikujtuar opozitës gjendjen politike që hasi personalisht në vitin 2009.

Meta tha nëse LSI do të kishte vendosur për të bojkotuar, nuk do të ishte këtu ku është sot.

Në demokraci nuk mund të ti japin të gjitha, duhet të luftosh dhe ti fitosh ato të drejta. Ndaj opozita duhet ët luftoj, duhet të jetë pjesëmarrëse, bojkoti nuk është zgjidhje. Le të kthemi në 2008 kur ne bëmë grevë urie, bashkë me disa koleg deputetë të cilët sot ndodhen në çadër. Le të mendojmë që edhe ne në shenjë proteste, të kishim bojkotuar zgjedhjete  viti 2009. LSI nuk do të ishte kurrë kjo që është kjo dhe natyrisht. LSI nuk do ishte forca që do të ndihmonte shqiptarët. Mos të harrojmë që edhe në 2013, situata nuk ishte kaq demokratike. Megjithatë ne përmes pjesëmarrjes, luftës, sakrificave kemi kontribuar që çdo gjë të zgjerohet.

Opozita duhet të marr përgjegjësi sepse është në interes të saj dhe të vendit. Mospjesëmarrja natyrisht nuk do ta ndihmonte Shqipërinë, por as opozitën. Unë i kam dhënë të drejtë opozitës për shumë çështje, si droga trafiku, por është e rëndësishme që opozita të heq dorë nga ultimatumi. Protesta ka qenë paqësore, por duhet votohet procesi i vetingut. Do bëjë çfardo të jetë e mundur për ti ofruar zgjidhje opozitës”-tha Meta.

Me tej Ilir Meta ka folur edhe për largimin e tij nga LSI, largim që mbetet formalisht dhe në mënyrë kushtetuese, por jo me shpirt. Bile Meta ka thënë publikisht që teserën e LSI të ma ruajnë fort, çka do të thotë se pas mbarimit të mandatit presidencial, ai do kthehet prapë në krye të LSI.

Në fjalimin e tij ku ka prezantuar kreun e ri të LSI-së, Ilir Meta, i cili tashmë është votuar si presidenti i ri vendit, ka dhënë mesazhet e fundit dhe premtimet strukturave të kësaj force politike.

Ai premtoi se pas përfundimit të mandatit si kreu i parë i shtetit, do të kthehet sërish në drejtimin e kësaj partie. Ndër të tjera, ai bëri thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin parlamentar.

“Nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla, por nuk jam aspak dakord me disa titra që lexova të Kryetarit të ardhshëm të LSI-së z. Vasili, i cili thoshte se me apo pa Metën, LSI-ja do të jetë një forcë e qëndrueshme. Unë jam i sigurt se LSI-ja do të njohë rritje dhe kam garanci, sidomos te kjo listë që lexova, te të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Angazhimi im në politikë ka qenë gjithnjë në mbështetje të të rinjve dhe të rejave. Ata janë shpresa më e madhe që politika jonë të mos zhytet në një konflikt dhe egoizëm të tillë që mund të krijojë pasiguri për të gjithë qytetarët shqiptarë në një mënyrë të pamerituar.

Nesër Kryesia e LSI-së vendosi të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së ku do të merren disa vendime të rëndësishme për drejtimin e LSI-së dhe ku unë i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj KDK-së dhe Konventës Kombëtare që Kryetarja apo Kryetari i LRI-së në statut të jetë gjithmonë Nënkryetar i LRI-së. Ditën e mërkurë do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së në mënyrë që të zgjedhë Kryetarin e ri dhe Zv.Kryetarin e ri”, tha Meta.

Ai u ndal edhe te nje mesazh per te rinjte e partise. “Tani që po iki them se kam LRI-në dhe tre fëmijë. sa kohë kemi harxhuar me të rinjtë nuk esoj se e kemi harxhuar me fëmijët tanë. Por besoj se ia vlen sepse këta na kanë nderuar”, tha Meta.

Por paralel me LSI vazhdonte të fliste lideri i opozitës, i cili tha se do fillojë praktikisht mosbindja civile.  Fillon me Kavajën. Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme në ‘Sheshin e Lirisë’ idenë kryesore të asaj që ai e ka quajtur “Mosbindje Civile”, për të cilën shumë kanë pyetur se ç’trajta do të ketë.

Në fjalimin e mbajtur në çadër, ku të pranishëm ishin qytetarë nga Kavaja, Basha tha se të dielën e  ardhshme do ti jepet grushti vdekjeprurës Republikës së Vjetër.

“Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër. Në 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe burrave e grave trima që u ngritën të parët, askush nuk e harron, të parët kundër diktaturës më mizore,  regjimi i republikës së vjetër do festojë rrëzimin e pluralizmit. Në 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën. Të bashkuar do ti japim grushtin vdekjeprurës republikës së vjetër. Qindra mijëra shqiptarë të ndershëm që do bashkohen në Kavajë në 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë në 27 vite pluralizëm, së bashku me mijëra banorë të Kavajës do të pamundësojmë zgjedhjet farsë. Në 7 maj do ti japim republikës së vjetër goditjen finale. Asnjë lule nuk do prekim në Kavajë. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë. Proces të tillë nuk do ketë as në Kavajë dhe as në 18 qershor në Shqipëri”, tha Basha.

Sipas tij “Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së Re”- përfundoi Lulzim Basha.

Pra po shkohet drejt një përplasje civile për fajin e politikës.

SHKARKO APP