Meta pritet nga Kryetari i Parlamentit të Britanisë se Madhe John Bercow

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta u prit nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,  John Bercow.

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Kryetarin e Parlamentit Britanik, Bercow për ftesën dhe për mikpritjen e ngrohtë që i është rezervuar delegacionit parlamentar shqiptar gjatë qëndrimit në Londër dhe vlerësoi mbështetjen britanike në vite ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Në këtë kuadër, Meta u shpreh se Shqipëria është krenare për lidhjet historike dhe veçanërisht për komunitetin e mirëintegruar shqiptar në Britaninë e Madhe, të cilët japin një kontribut të vyer në lidhjet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona. “Ky komunitet duhet përdorur si një baze solide për konsolidimin e lidhjeve mes dy vendeve tona”, – theksoi  Meta.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Britanik, John Bercow i uroi mirëseardhjen  Meta dhe delegacionit shqiptar në Londër dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson progresin e madh që Shqipëria ka shënuar në vite.

  1. Bercow u shpreh se të dy vendet gëzojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi dhe ndajnë interesa të përbashkët strategjike në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit si vende anëtare të NATO-s.
  2. unnamed

Duke prekur çështjet e bashkëpunimit dypalësh, dy kryeparlamentarët diskutuan mbi reformën në drejtësi duke vlerësuar votimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese dhe në këtë kuadër, mbështetjen britanike në fushat e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje që kontribuon edhe në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

  1. Meta dhe z. Bercow ndanë bindjen se marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve duhen forcuar në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e sigurisë, turizmit dhe energjisë, dhe në këtë drejtim marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme.

Në këtë kontekst, u vlerësua krijimi i Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik puna e të cilit do të drejtohet nga deputetja Madeleine Moone dhe Lord Bowness, dy anëtarë aktivë të të dy dhomave të parlamentit.

  1. Bercow nënvizoi se Britania e Madhe e mbështet zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik institucional të Shqipërisë, dhe në këtë drejtim Parlamenti Britanik do të punojë së bashku me Kuvendin e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy vendeve, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi Bashkimin Evropian.

Duke çmuar miqësinë e vjetër dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, Kryetari i Kuvendit, Meta e ftoi Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Britanik, z. John Bercow për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

unnamed-1

unnamed-2

 

Ilir Meta takon Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurisë të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace

 

Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe të Sigurisë,  Ben Wallace.

Kryetari i Kuvendit  Meta dhe Ministri britanik Wallace vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndanë bindjen e përbashkët se ky bashkëpunim duhet intensifikuar dhe forcuar më tej.

Në këtë kuadër, Meta vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri i shërben jo vetëm çështjeve me interes të përbashkët, por edhe klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

unnamed-3

Ministri britanik i Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe Sigurisë Ben Wallace theksoi se Britania e Madhe e vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe në këtë drejtim qeveria ka vullnet maksimal për të konsoliduar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, trafiqeve ilegale dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në interes të paqes dhe sigurisë rajonale.

Duke evidentuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve, Ministri Wallace shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik dhe shprehu besimin se vizita e Kryetarit të Kuvendit Meta në Londër do t’i japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit  Meta vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënvizoi se ky komunitet, si urë lidhëse mes dy vendeve tona, duhet mbrojtur nga çdo element negativ që dëmton imazhin e tij. Në këtë drejtim u shpreh  Meta, Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë çdo iniciativë që thellon bashkëpunimin mes dy qeverive respektive.

unnamed-4

unnamed-5

 

SHKARKO APP