Ilir Meta: Zvicra ndihmë e kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takim Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Christa Markwalder, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë. Meta, pasi i uroi  Markwalder mirëseardhjen në Shqipëri, vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve tona, duke i cilësuar të veçanta falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik si dhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta.

zv5

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane diskutuan për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve parlamentare midis dy vendeve tona si dhe ndanë bindjen se marrëdhëniet do të forcohen akoma edhe më tej dhe do të konkretizohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe të një bashkëpunimi edhe më ngushtë sidomos në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare. Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumë dimensionale që ofron në Shqipëri dhe në drejtim të projekteve të fuqizimit të qeverisjes vendore, të forcimit të shoqërisë civile dhe mjaft drejtime të tjera.

“Ne shpresojmë se edhe si rezultat i progresit që Shqipëria po realizon, edhe si rezultat i suksesit që besojmë që do të ketë zbatimi i reformës në drejtësi, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, të përmirësimit të klimës së biznesit, do të kemi shumë më tepër investitorë zviceranë në të ardhmen, të cilët investojnë në Shqipëri, por edhe njëkohësisht ta përdorin Shqipërinë, si një bazë solide për investimet e tyre, në rajonin tonë”, – tha  Meta gjatë takimit.

zv11

zv2

Nga ana e saj, Christa Markwalder, vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu kënaqësinë e saj që Zvicra ka mundur të japë kontributin e saj me anë të bashkëpunimit në fushën e forcimit të institucioneve dhe përmes projekteve zhvillimore.

“Ne e mirëpresim rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon dhe kjo është një tjetër arsye pse ne duam të forcojmë lidhjet mes dy parlamenteve tona dhe të vazhdojmë këtë miqësi të mirë që kemi ndërtuar tashmë”, tha Christa Markwalder.

Në përfundim të takimit Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:

zv3

Konferenca e plotë për shtyp

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta

Ishte kënaqësi e veçantë që mirëpresim sot në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane, znj. Christa Markwalder, me të cilën kemi diskutuar për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve parlamentare midis dy vendeve tona.

Për ne, marrëdhëniet me Zvicrën kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik, i cili shërben si një urë shumë e fortë lidhëse dhe bashkëpunuese, por edhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta që ne zhvillojmë.

Kemi ndarë bindjen së bashku me kolegen Markwalder, se duke marrë në konsideratë sfidat ekonomike-sociale, me të cilat po ndeshet Bashkimi Evropian, dhe mbarë kontinenti ynë, si dhe zhvillimet e tjera ndërkombëtare.

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen akoma edhe më tej dhe do të konkretizohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Në këtë drejtim, ne kemi vlerësuar rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe të një bashkëpunimi edhe më ngushtë sidomos në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare.

zv7

Ne vlerësojmë shumë rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumë dimensionale që ofron në Shqipëri, asistencë të cilën ne e çmojmë jashtëzakonisht, sidomos në drejtim të projekteve të fuqizimit të qeverisjes vendore, të forcimit të shoqërisë civile dhe mjaft drejtime të tjera.

Një falënderim të veçantë këtu do të doja të shtoja për mbështetjen zvicerane për arsimin profesional, që është shumë i nevojshëm për t’i kualifikuar më tej të rinjtë tanë në përshtatje me tregun e punës, që është gjithnjë e më dinamik dhe në transformim.

Po kështu dua të vlerësoj kontributin mjaft aktiv të Zvicrës në rajonin tonë, sidomos në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë të Kosovës.

Ne besojmë se Zvicra dhe Shqipëria si dy vende që kanë edhe mjaft ngjashmëri, por dhe një traditë të shkëlqyer bashkëpunimi, do të vazhdojnë të forcojnë më tej këtë bashkëpunim, duke e konkretizuar atë. Dhe ne jemi të bindur që do të përfitojmë akoma më tepër nga eksperienca e pasur dhe ekspertiza zvicerane.

Njëkohësisht, besojmë që kemi mundësinë të intensifikojmë më tej shkëmbimet parlamentare në të gjitha nivelet, si një mbështetje për marrëdhëniet e gjithanshme, institucionale dhe miqësore midis vendeve dhe popujve tanë.

zv4

Dhe natyrisht ne shpresojmë se edhe si rezultat i progresit që Shqipëria po realizon, edhe si rezultat i suksesit që besojmë që do të ketë zbatimi i reformës në drejtësi, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor. Të përmirësimit të klimës së biznesit do të kemi shumë më tepër investitorë zviceranë në të ardhmen, të cilët investojnë në Shqipëri, por edhe njëkohësisht ta përdorin Shqipërinë, si një bazë solide për investimet e tyre, në rajonin tonë.

zv5

Me këtë rast, duke falënderuar edhe një herë Christa Markwalder për këtë vizitë zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, dua ta siguroj për ndjenjat më të forta të miqësisë dhe të simpatisë të vendit tonë për Zvicrën.

Gjithashtu, falënderoj edhe Parlamentin e Zvicrës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i jep programeve të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe vendit tonë, dua të shpreh besimin tim se këto marrëdhënie do të lulëzojnë. Dhe absolutisht jo vetëm në bashkëpunimin në futboll, por në bashkëpunimin e gjithanshëm dhe në ekonomi në mënyrë të veçantë.

Jam i bindur që falë këtij angazhimi dhe kësaj vendosmërie të Zvicrës për të ndihmuar vendin tonë, ku duhet të theksoj se një kontribut të veçantë është dhënë nga ana Zvicrës edhe për reformën administrative-territoriale, dhe përmes gjithë këtij programi bashkëpunimi afatgjatë, por edhe mbështetjes për formimin profesional të të rinjve tanë, do të kemi shumë më tepër investitorë zviceranë në të ardhmen në Shqipëri dhe shkëmbime tregtare në nivele akoma më të larta midis dy vendeve tona. Gjë që absolutisht do t’i shërbejë akoma më tej forcimit të kësaj marrëdhënieje të shkëlqyer, tradicionale që ekziston edhe sot midis dy vendeve tona.

zv6

Fjala e znj. Christa Markwalder

Zonja dhe zotërinj, është kënaqësi e veçantë edhe për mua të vizitoj Shqipërinë gjatë javës së fundit të mandatit tim si Kryetare e Këshillit Kombëtar të Zvicrës. Në fakt, kjo është vizita ime e dytë këtu dhe konstatoj se ka pasur shumë progres krahasuar me herën e fundit, që vizitova vendin tuaj në vitin 2005.

Jam shumë e lumtur të shoh se sa shumë është zhvilluar Shqipëria gjatë kësaj kohe dhe që Zvicra ka mundur të kontribuojë për këtë me anë të bashkëpunimit në fushën e forcimit të institucioneve dhe përmes projekteve zhvillimore, por gjithashtu në procesin e decentralizimit. Zvicra e ka mirëpritur reformën në drejtësi, sepse ne besojmë që një sistem drejtësie i shëndoshë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në thithjen e investimeve.

Është gjithashtu në interesin e Zvicrës që vendi juaj, dhe në veçanti i gjithë rajoni, të zhvillohet përmes një stabiliteti të vazhdueshëm dhe për këtë arsye parlamenti ka vendosur të vazhdojë me projektet për bashkëpunimin zhvillimor edhe për katër vitet e ardhshme. Zvicra ka kontribuar shumë në Shqipëri, duke investuar rreth 90 milionë gjatë katër viteve të fundit në fusha të ndryshme.

Ne e mirëpresim rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon dhe kjo është një tjetër arsye pse ne duam të forcojmë lidhjet mes dy parlamenteve tona dhe të vazhdojmë këtë miqësi të mirë që kemi ndërtuar tashmë. Kryetar, ndihem e nderuar që ju më mirëpritët edhe në një ditë fundjavë dhe jam shumë e gëzuar që do ta njoh edhe më shumë Shqipërinë.

zv10

 

 

 

SHKARKO APP