Ilir Zela: Presidenti direkt nga populli pa kompetenca?! Ironi e madhe !

Ish- kryetari i parë i Forumit Rinor Socialist, njëherësh ish-deputet dhe ish-ministri socialist, Ilir Zela, është shprehur kundër nismës Blushi-Hafizi në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës në mënyrë të drejtëpërdrejtë me votim popullor, nëse i reduktohen kompetencat. Teksa ka reaguar lidhur me propozimin e 10 deputetëve për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke e kaluar atë me votim popullor dhe jo nga Kuvendi, ai thotë se nuk i shërben askujt. Përmes një postimi në adresën e tij rrjetin social facebook, Zela nënvizon se zgjedhja nga populli e Presidentit nuk ka vlerë, nëse ai nuk ka kompetenca. “Presidenti nga populli? Padyshim po! Por kjo nuk ka asnjë vlerë nëse presidentit i mbeten vetëm çelësat e kashtës.

Duhet që deputetët të zgjidhen nga populli me lista të hapura. Duhet që qeveritë të ndjehen llogaridhënëse para Kuvendit. Duhet që drejtësia të jetë e ndershme dhe e pavarur që të dënojë hajninë dhe krimin!”, shkruan ish-ministri Zela.

Njëherësh ai nënvizon faktin nëse është pjekur demokracia shqiptare për të bërë një zgjedhje të tillë madhore, pra kreun e shtetit direkt nga populli. “Duhet rilindur konkurrenca në ekonomi, në politikë e në çdo fushë, ku monopolet shkërmoqin konkurrencën. A është pjekur demos-i shqiptar sa t’i kërkojë dhe t’i meritojë këto bekime të provuara të demokracisë?”, pyet Zela përmes rrjetit facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?