Ina Majko emërohet zv/ministre e shëndetsisë, kandidatja që iu premtua vendi nga kryeministri para zgjedhjeve

Edi Rama ka emëruar sot kandidaten për deputete të PS, Ina Majko, si zv/ministre.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, pika 2, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

Ina Majko ishte po ashtu kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, por kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’i hapur vendin Majkos, është marrë po ashtu vendimi për shkarkimin nga pozicioni i zv/ministrit të Shëndetësisë për Niko Hykën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv/ministrja e re shikohet si socialiste që do të ngjitet nga pak e përditë në kupolën e PS, jo vetëm si pjestare e komunitetit rom, por pikësëpari si vajzë e re me ambicie dhe pasionante për ta ndryshuar Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?