Intervistë ekskluzive për KOHA JONË e Fatmir Mediut: Basha të formojë koalicionin me ne, partitë e opozitës, ndryshe do shikojmë interesin e PR

Intervistë ekskluzive për KOHA JONE e zotit Fatmir Mediu, kryetar i PR

Pyetje 1: A mendoni se PD dhe Basha po vonojnë pak si shumë në firmosjen e koalicionit dhe formulës së tij me partitë reale opozitare, përballë Ramës?

Fatmir Mediu: Opozita dhe shqiptarët duhet të bashkohen 1 orë e më parë. Rama ka filluar manipulimin nëpërmjet presionit mbi administratën, angazhimit të grupeve kriminale.

Së pari: duhet një program Qeverisës dhe Politik i përbashkët

Së dyti: një trup qeverisëse gjithpërfshirëse e cila tejkalon idenë e krijuar se është një qeveri e lidershipit opozitar.

Së treti përcaktimin e kualicionin opozitar sa më shpejt sepse organizimi me vehte i partive mund të krijoj probleme në vijimësinë e kualicionit

Pyetje 2: Nëse Basha nuk jep përgjigje brenda nëntorit si do veproni?

Interesi elektoral i PR është të dal me vehte sespe sasia e votave për deputet brenda kualicionit dhe me vehte është e njëjtë. Qëllimi politik i PR është largimi i Edi Ramës dhe fitorja e të djathtës, prandaj duhet një kualicion ku asnjë votë e djathtë nuk duhet të shkoj për Edi Ramen.

Pyetje 3: A mendoni se Oligarkët e Ramës po fusin kandidatë për deputet në listat e opozitës, që ti kenë nesër pro Ramës?

Nuk kam asnjë informacion për këtë. Por Rama do bëj çdo gjë për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet.

Pyetje 4: Kur përballë ndodhet nië regjim e jo një pushtet a duhet që opozita të jetë unike dhe për përballje me të gjitha format shqiptaro-demokratike?

Përballë një regjjimi të korruptuar opozita duhet të bashkojë jo vetëm vehten, por dhe shqiptarët.

Prandaj duhet veç denoncimit të kësaj qeverie ti japim shpresë dhe besim njerëzve nëpërmjet ideve të qarta për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE brenda mandatit tonë qeverisës dhe duke nxjerr sa më parë kandidatët në çdo zonë elektorale.

Opozita duhet të bashkohet në çdo qendër votimi

SHKARKO APP