Presidenti Trump: Nëse godisni një amerikan, do t’ju shkatërrojmë!
Irani ka vazhduar gjatë gjithë natës duke goditur Izraelin. Ka shumë të vrarë dhe të qindra të plagosur nga civilët izralitë. Nëse Izraeli goditi bazat e objektet ushtarake apo shtetrore, nga ana tjetër Irani po godet ndertesa civile.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë pasur asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit”, duke postuar një mesazh në rrjetin e tij social, Truth Social.
Ai gjithashtu lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit që të mos përfshijë SHBA-në në konflikt.
“Nëse sulmohemi në çfarëdo forme, fuqia e plotë dhe forca e ushtrisë amerikane do të zbresë mbi ju në nivele që nuk janë parë më parë”, tha Trump.
Megjithatë, ai shtoi se një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është e realizueshme: “Ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm”.
Këtë pranverë, Trump kishte dhënë një afat prej 60 ditësh udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për të negociuar një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar pasoja nëse nuk arrihej një marrëveshje. Gjatë asaj kohe, ai kishte kërkuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që të shtynte çdo veprim ushtarak kundër Iranit për të krijuar hapësirë për diplomaci.
Lufta e nisur Iran-Izrael do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm pë Lindjen e Mesme, por edhe në botë. Rreziku i përfshirjes së SHBA në këtë luftë do të jetë katastrofal për Iranin. SHBA ka bomba që futen thellë nën tokë deri te bazat iraniane që janë të stërblinduara. Por Amerikan arrin edhe atje!
KOHA JONË SONDAZH

