Ironia brilante e Artan Hoxhës: Po, Berisha sulmoi e-albania dhe portalet qeveritare!

Pas disa shkrimeve proqeveritare se sulmin ndaj e-albania dhe serverave qeveritarë e ka bërë Sali Berisha, ka postuar një status plot ironi e sarkazëm gazetari i njohur Artan Hoxha.

Ja se çfarë shkruan ai:

“Thashë unë, do jetë ndonjë peshk i madh aty brenda se nuk ka mundesi që Irani me Rusinë të vetë te zbythin mbrojtjen e tipit bunker antiatomik të AKSHI-t dhe e-Albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai qerrata Saliu i bën të gjitha!

Swiss Digital Mobile Reklama

Imagjino Saliun 80 vjeç, në moshen e Pinoçetit, që sulmon si hacker me tablet në dorë mbrojtjen kibernetike te e-albanias.

Herë maskohet me çallmë si qafir nga ata të Ajatollahut te Iranit dhe herë vesh kamoflazh si mercenarët çeçenë te Putinit!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?