Isa Mustafa, partizani i tre “Gjendjeve të Jashtëzakonshme” në Kosovë: në 1981, 1988 dhe 2020

Nga Enver Bytyçi-
Një miku im nga Gjakova më kujtoi diçka interesante sa i përket kreut të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Në tri raste ai ka përkrahur vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme:
Në pranverën e vitit 1981, kur Serbia (Jugosllavia) vendosi gjendjen e shtetrrethimit në Kosovë, Isa Mustafa ka qenë një nga përkrahësit e flaktë të masave të dhunshme!
Në fund-vjeshtën e vitit 1988, kur pak para heqjes së autonomisë së Kosovës, përsëri u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe regjimit ushtarak, Isa Mustafa, kësaj radhe në rang anëtari të kabinetit qeveritar në Prishtinë, ka përkrahur vendosjen e shtetrrethimit.
Në mars të vitit 2020, kësaj radhe në krye të Lidhjes demokratike, në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë legjitime të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Isa Mustafa ishte i pari politikan i Kosovës që i kërkoi presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme!
Të tri herët rezulton se ai ka vënë mbi interesat e Kosovës, interesat dhe komoditetin e tij personal dhe familjar! Kaq e thjeshtë është kjo lidhje që zoti Mustafa ka krijuar në kontinuitet prej 40 vitesh me formën e një regjimi ushtarak të qeverisjes në Kosovë!

SHKARKO APP