Ish-deputeti demokrat emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë.
Ndërsa Shkëlqim Hajdari, i cili dha dorëheqjen nga ky post, ka marrë detyrën e prefektit të Tiranës.
Ish-deputeti Sula, ka kundërshtuar disa herë drejtimin e PD nga Berisha dhe duke mos patur mundësi të ndryshojë lidershipin demokrat, e ka braktisur politikën.
Disa prej emrave demokratë që kanë patur emër dhe vlera në zonat përkatëse, kryeministri Rama i ka ofruar në qeverisje.
KOHA JONË SONDAZH

