Ish-deputeti i PS: Ministri Xhafaj nuk ka gjë të përbashkët me Tahirin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta ka reaguar  për dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit dhe akuzat që ky i fundit bëri ndaj ministrit të Brendshëm Famir Xhafaj.

Në një koment në Facebook, Vladimir Kosta shprehet se kritikat e Tahirit për Fatmir Xhafën janë të padrejta dhe mes dy zyrtarëve nuk ka asnjë krahasim.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që ish-ministri që lejoi hashashin, ankohet dhe sulmon ministrin që goditi grupet e drogës”,- shkruan Kosta.

Postimi i plotë në Facebook i ish-deputetit të PS-së, Vladimir Kosta:

“Të dashur miq, ndoqa me vëmendje konferencën për shtyp të ish-ministrit Tahiri, ku në fjalë e sipër përmend mllef e xhelozi për ministrin aktual zotin Xhafa!

Grupet e kriminelëve të narkotrafikut në Shqipëri u riprodhuan dhe u riaktivizuan nga titullarët e lartë të Policisë Së shtetit të asaj kohe dhe këtë e dirigjove TI ministër i asaj kohe!

Vetëm në Shqipëri ndodh që ish-ministri që lejoi hashashin, ankohet dhe sulmon ministrin që goditi grupet e drogës.

Të nderuar qytetarë,

Të dashur ambasadorë të akredituar në Shqipëri, si investitor dhe ish deputet deklaroj se:

Ministri aktual z.Xhafa, nuk ka asgjë të ngjashme me ministrin e djeshëm“.

 

Komenti i ish-deputetit të PS-së ka sjellë reagime në Facebook. Ish-zëvendëskryeministri i PD-së në vitet 1990, Bashkim Kopliku thotë se Saimir Tahiri është i pafajshëm.

Ndërkohë, ish-deputetit Kosta në përgjigje për komentin e Kolikut shprehet se si ka mundësi që sot, kur ministria e Brendshme drejtohet nga Xhafaj, nuk mbillet më hashash si në kohën kur kjo ministri drejtohej po nga ministri i PS-së, Saimir Tahiri.

Reagimi Vladimir Kostës:

“ I dashur Bashkim,

Nuk flas pa prova e fakte. Në dy vitet e para nuk e besoja që mbillej hashash në Shqipëri, aq më shumë nuk e besoja pas asaj që u bë në Lazarat. Më thoshte një koleg i imi: “deputet po mbjellin hashash në të 4 – ta anët e Shqipërisë” por prapë nuk e besoja.

E doja Saimirin shumë për rregullat qe vuri dhe prurjen e moshës së re në Policinë e Shtetit.

U gëzova tej mase kur u kapën grabitësit e bankës dhe e falenderova me një kënaqësi shpirtërore në një status të veçantë…

Por të jesh i bindur Bashkim se, pas lulëzimit të hashashit sidomos në 2016 -tën lulëzuan dhe të fortët në mbarë Shqipërinë. Nuk është se flisnin vetëm Habilajt në emër të tij por edhe disa gangsterë në periferi të Tiranës dhe këtë e kam me fakte. Personalisht në kohën kur isha deputet, ti e di mirë Bashkim ç’do të thotë kur të bëjnë presion kriminelët në fushën e biznesit… pasi kisha bërë dhe denoncimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë…

Nuk di a ke info sa shqiptarë janë dënuar për hashashin? Duhet të jesh pjesë e familjes së tyre të ndjesh vuajtjet që kanë hequr e po heqin …

Dhe nxitjen për kultivimin e hashashit e kanë bërë kokat më të larta të këtij vendi.

Pse nuk mbillet më hashash?

Të dy ministra janë !!!

Ku koha e atij, e ku e këtij !

Kam dhe shumë gjëra të tjera për të shkruar por nuk kam kohë se jam në kulmin e punës dhe ju e dini mirë punën time, ashtu si dhe gabimin më të madh që humba disa vjet në humbëtirën e politikës shqiptare...”.

SHKARKO APP