Ish-deputeti Kokëdhima pas akuzës së Lu, përgjigjet: Do tregoj edhe për ty !

Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka reaguar sot lidhur me deklaratat e një dite më parë të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili e përmendi atë si një ndër politikanët që i ka dhënë lamtumirën jetës parlamentare pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin.

Përmes një statusi në Facebook, Kokëdhima i quan “shpifje dhe akuza të pabaza” këto deklarata, ndërsa nesër do të flasë për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri

Të dashur miq. Nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njëri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri. Më ndiqni nesër në takimin me mediat në orën 13.00 në hotel “Tirana International”,- shkruan Kokëdhima’.

Një ditë më parë, ambasadori Donald Lu përmendi çështjen e dekriminalizimit, ku theksoi se ky proces largoi nga politika, deputetë si Koço Kokëdhima, Mark Frroku, etj.

Për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim. Për sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me gjasë do kemi disa pyetje shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë se unë vlerësoj veprimin më shumë se fjalët ndaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se kush mund të ankohet me zë më të lartë për problemin e drogës por se si shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që ekzistojnë këtu dhe të punojmë së bashku për t’i luftuar ato”,- tha Ambasadori Donald Lu, në bashkëbisedimin me qytetarët.

Ish-deputeti i Vlorës e humbi mandatin nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se me kompaninë e tij “Abissnet” kishte përfituar para publike, çka bie në kundërshtim me mandatin e marrë si deputet.

SHKARKO APP