Ish-këshilltari i Trump: Nongrata e Berishës duhet të rishikohet nga administrata e Presidentit

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar, nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur, por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?