Deputeti Berisha:PD-ja e hapur për opsione edhe më të rënda se bojkoti

Prononcim i ish-kryeministrit Berisha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit!

“Shpreha të gjithë qëndrimet e mia dhe bëra thirrjen e fundit, që ky parlament, para se te dezintegrohet, për çka mekanizmat ekzistojnë, të ndërmerren hapa të shpejtë për të vendosur në vend dhe për të bërë efektiv ligjin e dekriminalizimit, për të ndryshuar totalisht qëndrim dhe për të bërë efiçente ligjet e dekusarizimit të parlamentit.

Unë ja u thashë juve këtu një javë më parë, se vërtet debati aty u bë për Prengën, por këta Prengët e tjerë aty, Kokëdhima me shokë, që mbrohen pasi kanë vjedhur dhe plaçkitur si gjakpirës, kanë përdorur mandatin për të vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë, ata janë ta papranueshëm. Dhe ju nëse e dëgjuat debatin, nënkryetarja e parlamentit, djali i së cilës ka marrë hekurudhën, bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me të birin, sikur ai nuk ishte djali i saj. Deri këtu hajnia të verbon sytë. Ndaj mendoj se dekusarizimi i parlamentit është absolutisht jetik dhe vendimtar për këtë vend.

Pyetje nga Anduela Deda: Si do të reagohet më tej?

Grupi parlamentar ka marrë dje vendime shumë të pjekura, është i vendosur të marë të gjitha vendimet e nevojshme por dje Grupi dhe kryetari kanë vendosur që të zhvillohet një diskutim i gjerë para vendimit final. Unë ja u dhashë mesazhin e tyre. Ne jemi të vendosur që këtë situatë të mos e pranojmë. Ja u thashë këtu në parlament që ky quhet grusht shteti brenda shtetit, kur një institucion i merr pushtetin një institucioni tjetër, kur parlamenti i merr pushtetin Gjykatës Kushtetuese, shumica përdor pushtetin e saja ne parlament per te asgjesuar pervetesuar pushtetin e Gj. Kushtetuese për qellime te vehta atëherë ky është një grusht shteti për të marrë pushtet, dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh me kusarët në parlament, që po mbrohen në kundërshtim me vendimin e Gj. Kushtetuese dhe ligjit të konfliktit të Interesit.

Dekusarizimi i parlamentit, është absolutisht kusht sine qua non për funksionimin e tij.

Pyetje nga Jolldiz Mitro: A i qëndroni bojkotit?

Dje është marrë ai vendim që është shpallur. Unë mendoj se Grupi ka vendosur me pjekuri dhe seriozitet dhe ka lënë të hapur opsione edhe më të rënda se bojkoti”.

SHKARKO APP