Ish-kryeministri Haradinaj i përgjigjet me ironi insistimit të Ramës për takim: “I padituri nuk mund të takohet me të diturin”

Kryeministri Rama ndodhet në Kosovë pas padisë së Prokurorit Special ndaj Presidentit Thaçi. Ai ka shkuar për të solidarizuar faktorin politik kosovar, ndërkohë që në Tiranë e ka shkatërruar politikën e ku ka destabilitet jo vetëm politik, por edhe një gjëndje praglufte me Opozitën, sepse për pak muaj do përballet me të në votime.

Analisti i njohur Afrim Krasniqi theksoi në një lidhje me A2 (CNN) se Edi Rama ka shkuar për hallet e tij në Prishtinë, sepse asgjë nuk zgjidh prezenca e tij në Kosovë.

Mësohet se në Kosovë kryeministri Rama ka kërkuar të takohet edhe me ish-kryeministrin Haradinaj. Por ka marrë përgjigje mohuese. Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

“I padituri nuk mund të takohet me të diturin”,- citoi Haradinaj.

Kujtojmë që Rama ka bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se ka lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Çèshtja gjyqësore mes Ramës dhe Haradinaj po shqyrtohet nga gjykata e Prishtinës.

SHKARKO APP