Ish-kryeministri i Suedisë Göran Persson në Nivicë të Kurveleshit me Edi Ramën

Nga Auron Tare/

Në Nivicë të Kurveleshit, në këtë zonë të njohur për histori, erdhi për vizitë edhe ish- Kryeministri i Suedisë Göran Persson. Një nga Kryeministrat më jetë gjatë në politikën suedeze dhe një prej reformatorëve më të mëdhej në atë vend.

I njohur si një personalitet i madh politik europian i apasionuar pas natyrës dhe fermës së tij model, Kryeministri Person i dha një dimension të ri idesë së ringritjes ekonomike dhe kulturore të kësaj zone të harrruar dhe të braktisur prej vitesh.

Një vit të shkuar në Stokholm Kryeministri Persson më premtoi se do ta vizitonte Nivicën pasi kishte shume dëshirë të shikonte zona të mrekullueshme të Shqipërisë në të cilat jeta vazhdonte si dikur.

I thjeshte (i njohur për vizitat e tija në spitalet publike të suedisë dhe jo ato private) plot humor, i apasionuar pas natyrës shijoi një dreke labçe ulur në shilte dhe piu raki sipas zakonit të zonës.

Një vizitë shumë mbresëlënëse me plot këshilla të urta për të dashur këtë vend të magjishëm plot hone dhe humnera nga ku buron pasioni i njerëzve për të qenë të lirë dhe ne harmoni me natyrën.

Ishte bashkë me Edi Ramën.

SHKARKO APP