Ish-kryetari i SHIK, Klosi: Çudi që kryeministri emëroi Visho Ajazin si ambasador

Në emisionin “Te Paekspoztuarit” te Ylli Rakipi në lidhje me temën “Kujt po i shërben Prokuroria?”, gjatë debatit ish-kryetari i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), Fatos Klosi tha ndër të tjera se jam habitur shumë se si ka mundësi që kryeministri Rama propozoi për ambasador të Shqipërisë në NATO, pikërisht kryetarin e Shërbimit Sekret (SHISH), Visho Ajazin. Dihet, tha ai, se ishte shërbimi sekret që drejtohej nga Ajazi i cili survejonte kryeministrin dhe qeverinë.

Andi Bushati në studio shtoi se kjo mund të jetë pazar mes kryeministrit dhe ish-kryetarit të SHISH, që Ajazi të mos fliste dhe të mos nxirrte dokumentat që ai mund të ketë patur për kanabisin e qeverisë.

Por Fatos Klosi insistoi se ishte një gabim i madh i kryeministrit në këtë emërim.

SHKARKO APP