Ish-ministri Panariti citon Paolo Vittin: Teatri Kombëtar është hapi i parë i lidhjes së Shqipërisë me Evropën

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka postuar fjalën e historianit të arkitekturës Paolo Vitti i cili thotë se teatri është shëmbulli i parë i arkitekturës moderne në Shqipëri, që do të thotë se është hapi i parë i lidhjes së Shqipërisë me Evropën.

Në një postim në rrjetin social Facebook Panariti më tej thekson se për këtë arsye Evropa e ka monumentin e saj historik mu në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit: 

Teatri Kombëtar është hapi i parë i lidhjes së Shqipërisë me Evropën!

Këtë e thotë Paolo Vitti, arkitekt dhe historian i arkitekturës, me më shumë se tridhjetë vite përvojë në arkitekturën moderne dhe antike dhe lektor në Universitete Italiane dhe Amerikane.
Ai thotë : “Teatri është shëmbulli i parë i arkitekturës moderne në Shqipëri, që do të thotë se është hapi i parë i lidhjes së Shqipërisë me Evropën” .
Prandaj Evropa e ka monumentin e saj historik mu në qendër të Tiranës.

SHKARKO APP