Ish-ministri Saimir Tahiri shkon në gjykatë me dorën mbi supin e polices

Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri është në arrest shtëpie që prej datës 12 maj. Sot jepet vendimi për masën e arrestit ndaj tij dhe avokat Maks Haxhia insiston se ndalimi i tij me arrest shtëpie mbetet i paligjshëm, ndaj gjykata do vendos në seancë.

Sajmir Tahiri pritej të ishte në shtëpi. Gazetarët e prisnin që nga mëngjezi herët para hyrjes së tij me kamera live, siç e do profesioni i tyre për ti marrë qoftë edhe një përgjigje. Ose së paku pamje live. Gazetarët rrinin se kur do të dilte ish-ministri nga shtëpia e tij dhe në të cilën ishte nën masa sigurie me vendim gjykate, i ruajtur me policë. Por me orë priten gazetarët dhe në orën 11.00 kur po fillonte seanca gjyqësore, gazetarët morën informacion se ish-ministri ishte në gjykatë e jo në shtëpi!

Gazetarët kishin që herët para shtëpisë së tij te hyrja normale, por ish-ministri “fluturoi” dhe nuk doli nga dera e shtëpisë! Kjo krijon dyshime nëse ish-ministri e respekton vendimin në fuqi për arrest shtëpie. Nëse ishte në shtëpi pse e morën policia kaq herët nga shtëpia, me orë të tëra para se të fillonte gjyqi? A lejohet një person nën masa sigurie të bëjë xhiro nëpër Tiranë, edhe nën ruajtjen e policisë së shtetit?

Apo akoma segmente të Policisë janë akoma nën urdhërat e ish-ministrit Tahiri?!

Asnjë nuk mund të akuzohet pa një vendim të formës së prerë, por kjo e sotmja tregon nëse vërtet zbatohej vendimi i gjykatës për arrestin shtëpiak apo formalisht thuhej se ruhej, por ai nuk ishte në shtëpi.

Nuk ka asnjë sens që ish-ministri nër masë sigurie të mos ishte në shtëpi, ndërkohë që gazetarët prisnin live. Apo ka dalje tjetër të cilën nuk e di as policia?

Apo ish-ministri doli e fluturoi si Peter Pan në filma?! Dhe me pas u pa duke hyrë në gjykatë jo si një i arrestuar (me arrest shtëpiak), por sikur ishte akoma ministër me dorën mbi supin e polices.

 

SHKARKO APP