Ish-ministri Shehu: Mohimi i së drejtës për testim, shkelje e të drejtave universale të njeriut
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu vlerëson se e drejta individuale e çdo qytetari për të realizuar ekzaminimet mjekësore që ai dëshiron, është një e drejtë universale që në vendin tonë po shkelet.
Sipas Shehut, testimi virusal (me tampon), apo ai imunologjik janë thjesht ekzaminime mjekësore të pa demshme, që çdo qytetar ka të drejtën t’i realizojë ku të dëshirojë, në bazë të rekomandimeve mjekësore, dëshirave e mundësive të tij, ashtu si ai vepron për të gjitha analizat e tjera, pranë institucioneve, publike apo jo publike.
1 – Mohimi me vendime arbitrare, anti shkencore i kësaj të drejte thelbësore duke ndaluar të gjitha laboratorët e vendit që mund të realizojnë këto analiza (nuk kuptoj mbi cilat baza lejohet vetëm IShP për “tamponin” dhe QSUT për atë imunologjike!), cënon së pari një të Drejtë Universale Personale të Njeriut!
2 – Së dyti kjo cenon edhe të Drejtën e Njeriut për Shëndet sepse duke minimizuar artificialisht në ekstrem numrin e të dy llojeve testimesh, pengohet zbulimi i gjendjes reale qoftë ndaj infektimit aktiv, qoftë dhe ndaj nivelit të imunizimit të popullësisë, duke e rrezikuar atë më tej ndaj kësaj epidemie, për shkak të pa mundësisë të masave adekuate ndaj saj.
3 – Këtu mund të shtohet dhe cënimi i të Drejtës për Punë e Mirëqënie, që me këto “mohime” goditet rëndë, nga mos njohja e nivelit të infeksionit dhe imunitar, gjë që pengon marrjen e vendimeve adegute për “Hapjen”.
4 – Në raste të tilla epidemie shteti ka për detyrë t’i rimbursojë qytetarët që kryejne këto analiza, të stimulojë laboratorët në nivel vendi për t’i realizur ato, duke i kontrolluar e mbledhur të dhënat përkatëse për t’i përpunuar e shfrytëzuar më tej dhe jo t’i shpallë ato “veprimtari armiqësore”,” përfundon Shehu.