Ish-ministri Tahiri drejt vendimit për mosburgosje

Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke përcaktuar kështu fatin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kujtojmë se më 10 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi shpalljen fajtor të Tahirit dhe dënimin me 12 vite burg, por gjykata e shtyu seancën për ditën e sotme.
Më herët, ditën e sotme, senaca gjyqësore u ndërpre për disa minuta, duke rifilluar përsëri.
Shkak për ndërprerjen janë bërë disa shkresa, që ish-ministri Tahiri i ka dorëzuar Mimi Kodhelit, në atë kohë Ministre e Mbrojtjes, të cilat nuk ndodheshin në dosjen e gjykimit.
Gjyqi ka mbaruar në oren 11:46 dhe gjykata është tërhequr për të marrë vendimin për ish-ministrin, vendim që do ta shpallë në orën 16:00.
Por sipas burimeve të besueshme gjykata do të vendosë se Sajmiri Tahiri është i pafajshëm ose duke dhënë një dënim të butë që e ndalon ish-minitrin për 10 vite të merret me detyra shtetrore. Mësohet gjithashtu se ndërhyrja nga mazhoranca në drejtim të gjykatës ka qenë e madhe për të mos e dënuar ish-ministrin.
Sajmir Tahiri di shumë gjëra nga koha që ka qenë Ministër i Brendshëm! Ndaj në qeveri ka frikë të madhe.
Pas mbylljes së gjykimit ish-ministri tha se ai po gjykohet për një makinë që i ka shitur një trafikanti, ndërkohë që të tjerë nuk marrin as pergjegjsitë për vëllëzerit e tyre, duke aluduar hapur kundër ish-ministrit Xhafaj. Tahiri theksoi se ka punuar me ndërshmëri, bile edhe kur i kanë vënë tritol në shtëpi, ai nuk është tërhequr nga detyra kundër krimit.
Gjithsesi ora 16:00 do të vendosë përfundimisht nesë Tahiri do udhëtojë në furgon policie drejt burgut 313 apo në shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?