Ish-ministri:Votimi kundër i Shqipërisë, dështim edhe i ambasadës amerikane

Nga Dritan Demiraj.

(Ish-Ministër i Brendshëm, nënshtetas shqiptaro-amerikan)

Vota kundër SHBA-ve në OKB ishte votë kundër vlerave perëndimore, të demokracisë dhe principeve të lirisë. Aspiratat pro perëndimore të popullit Shqiptar u miniuan me një akt të tillë aspak dinjitoz, mirënjohës ndaj mikut më të madh të kombit tonë, SHBA-ve.

Vetë ekzistenca e Shtetit Shqiptar qëndron me Amerikën. Që nga viti 1920 në kohën e Presidentit Willson, lufta për lirinë e Kosovës, hyrja e Shqipërisë në NATO dhe deri më sot shteti shqiptar ka marrë me miliona dollarë mbështetje për institucionet e mbrojtjes, sigurisë dhe drejtësisë nëpërmjet programeve IMET, USAID-it, miliona dollarë mbështetjen për Ushtrinë Shqiptare, ku SHBA-të kanë qenë partneri strategjik jetik për vendin tonë.

Vota kundër SHBA-se ishte një turp që përfaqëson vetëm mosmirënjohjen e qeverisë me origjinë neo-komuniste, ku shumë zyrtarë të saj dhe ish drejtues institucionesh si kryebashkiakë, etj kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës, por që kurrsesi ky vendim nuk përfaqëson as vullnetin e Presidentit të Republikës, as interesin Kombëtar për shqiptarët në rajon, veçanërisht në Kosovë, FYROM, Mal të Zi dhe Serbi, por dhe mbështetjen pro amerikane të të gjithë popullit tonë.

Ky votim në një farë mënyre është dhe dështim i misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Pikërisht për të afirmuar këtë lidhje historike, të rëndësishme dhe strategjike për vendin tonë, së bashku me kolegët e shkëlqyer të Forcave Speciale të ushtrisë luftuam në emër të kësaj aleance krah për krah me ushtarët amerikanë, duke rrezikuar në çdo moment jetën dhe me profesionalizmin më të lartë përmbushëm çdo detyrë luftarake.

God bless Albania and United States Of America.

SHKARKO APP