Ish-studenti i Dhjetorit ’90, Blushi: Të përshëndesje me dy gishta ishte modë

Ish-studenti i Dhjetorit ’90, Ben Blushi, në përkujtim të 26 vjetorit të Lëvizjes Studentore që bëri të mundur rrëzimin e diktaturës komuniste në atë kohë, ka përkujtuar ditët e vrullshme të asaj kohe.

Përmes një fotoje në bardh e zi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Blushi teksa kujton disa prej protagonistëve të kohës, vëren tashmë se pas 26 vitesh gjysma e miqve të tij kanë ikur për të mos u kthyer u kthyer më.

Nga ana tjetër ai pohon se përshëndetja me dy gishta ishte modë në ato ditë.

“DHJETOR 1990

Me miqtë e mi të Universitetit Blendi Fevziun, Dritan Islamin, Pirro Thanasin, Enin dhe Noelën para 26 vitesh. Të përshëndesje me dy gishta ishte modë ato ditë. Ne ishim studentë dhe besonim se Shqipëria do ndryshonte shpejt. Dhe në fakt ka ndryshuar. Gjysma e miqve të mi në këtë foto kanë ikur për të mos u kthyer më!”- shkruan Ben Blushi.

SHKARKO APP