Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Roland Luçi: Ik De Biazi,ik!
Ish-sulmuesi i Kombëtares del hapur kundër trajnerit: De Biazi ik!
Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Roland Luçi, i kërkon trajnerit Xhani De Biazi të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare të futbollit pas humbjes 3-0 kundër Izraelit.
56-vjeçari, një ndër kritikët më të njohur të teknikut italian, kësaj here nuk i ka kursyer fjalët e ashpra ndaj De Biazit.
Në një postim në “Facebook”, Luçi thotë se trajneri aktual nuk ka çfarë t’u japë më kuqezinjve.
Statusi i plotë: “Gianni o xhan, vetëm ik!
“Me Shqiperine arrite te jesh nder 24 ekipet me suksesshme te Europes, pavaresisht se disa pike qe na çuan atje nuk ishin te tuat, e as te ekipit bile. Gjithsesi, ty nuk te interesonte kjo, ti shkove ne France, u afirmove si trainer, paçka se mbas Europianit perveç FSHF-se nuk ta vari kush, kerkujt ne boten e futbollit nuk i ra nder mend per ty.
Pavaresisht thashethemeve qe shperndave. Po ta varen shqiptaret, burrat e shtetit shqiptar te dhane dekorata trimerie, te quajten ‘xhan’, te bene doktor shkencash nuk e di se per çfare, te bene dhe qytetar nderi te disa qyteteve dhe fshatrave, te zgjaten kontraten duke te dyfishuar rrogen, po edhe me para cash e premio te mbushen xhepat, te dhane dhe nenshtetesine shqiptare, qe ti shpetoje me kollaj taksimit te te ardhurave qe realizove ne vendin e shqiponjave – shqiponja qe mbas teje fluturuan me presh. Keto une i kam thene me kohe dmth kam thene qe ti je nje trainer frikacak, ke frike nga fitorja, ke frike nga trepikeshi, je rob i katenaçios se famshme te cilen eshte dashur ta aplikosh gjate gjithe karrieres tende dhe na e mesove edhe ne.
Nuk ike mbas Europianit dhe te lije ne keto troje nje emer suksesi ne euforine flakekashte te shqipove. Nuk ike duke e ditur se mrekullite, fati dhe gjyqe qe na japin trepiksha nuk do te kishte me.
Nuk ike sepse arrite te thyesh Duken te cilit tekstualisht i the hape thesin dhe ai e hapi. Dhe ti nuk je trainer me namuz qe ta kuptosh se koha jote ka skaduar, ti je thjesht pragmatik, xhambaz qe arrite te kesh nje kontrate te re te majme.
Gianni, nuk po i hyjme fare detajeve teknike te eliminatoreve te Boterorit, nuk ja vlen, jane skandaloze. Gianni, te lutem, te kam dhe une xhan si Edrama, vetem ik, ik!
Po ti nuk je budalla qe te ikesh vullnetarisht. Vetem bossi Armando mund te na ndihmoje ne kete drejtim…”.