Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, u shpreh se sondazhet në Euronews Albania janë përherë të verteta
59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 25.5% e tyre janë shprehur neutral dhe vetëm 10.4% e të pyeturve janë shprehur se drejtësia është e pavarur nga politika.
Ish-zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi u shpreh se sondazhi i Euronews Albania ka treguar një të vërtetë.
“Ka një lajm të mirë, që sondazhet që jepen gjithmonë në Euronews, kanë vërtetuar, vërtetësinë e tyre. Ka ende institucione me kredibilitet të latë që mund të na sjellin perceptimin e publikut. Është një shifër shumë e lartë kjo për drejtësinë. Publiku nuk një komunikim të drejtpërdrejtë me zgjedhjet apo alternativat që prezantohen. Ne si publik, ia kemi lënë politikës në dorë që të përzgjedhë alternativat. Kjo reformë në drejtësi nuk ka prodhuar rezultatin konkret”, u shpreh ajo.
https://kohajone.com/shqiptaret-te-zhgenjyer-nga-reforma-ne-drejtesi/
https://kohajone.com/35-3-e-shqiptareve-mendojne-negativisht-per-spak-vetem-26-2-mendojne-pozitivisht/