ISIS hyn në kryeqytet. Jo në rrugë, por në burgun e Vaqarrit, Tiranë

ISIS hyn dhe në Tiranë. Jo me trupa, por me piktura. Jo në rrugë, por mu në burgjet shqiptare. Një pikturë me mbishkrimin ISIS, është zbuluar në ambjentet e burgut të Vaqarrit, duke alarmuar institucionin e sigurisë. Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë mbetur të suprizuar, kur në qelinë e të paraburgosurit Ilirjan Gjuni, u kap piktura në fjalë sic e  shihni në foto.
Menjëherë, drejtoria e ka raportuar rastin në drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ shtetëror. I paraburgosuri, banues në Paskuqan, i dyshuar për vjedhje kishte pikturuar simbolin e ISIS, armë dhe emrin e liderit të shtetit islamik, Ebu Bekër Al Bagdati sipas BW.
Burime të besuara pranë burgut thanë për News 24, se i paraburgosuri në fjalë, ka qenë më herët në burgun e Fushë Krujës dhe 302 në Tiranë, ku mendohet se ka patur kontakte me të paraburgosur të tjerë, të dyshuar për nxitje terrori.
23-vjeçari Ilirjan Gjuni, i dënuar edhe më parë për “vjedhje” u arrestua në datën 4 shtator 2016 në rrugën “Dritan Hoxha, ku u kap duke vjedhur banesën e shtetasit O.N

SHKARKO APP