ISIS paralajmëron sot: Radhën e ka Londra më fort e më egër se Brukseli

Në kërcënimin e tyre ISIS thotë se goditja do të jetë “më e ashpër dhe më e hidhur” se ajo e Brukselit. ISIS shkruan se rradhën tani e ka Londra.

Dje kanë ndodhur shpërthime në Bruksel, që kanë lënë të vdekur 34 persona dhe 230 të tjerë të lënduar rëndë.

Shpërthimet erdhën vetëm një ditë pasi ministri i Brendshëm i Belgjikës, kishte paralajmëruar për sulm të mundshëm i cili do të ishte hakmarrës pas arrestimit të të dyshuarit të sulmit terrorist në Paris, Salah Abdesalam.

Anglezët janë të frikësuar se Londra do të jetë shënjestra e radhës e ISIS. “Në fillim ishte Parisi, pastaj Brukseli, po tani?” shkruajnë mediat angleze duke lënë të kuptohet se Anglia është e rrezikuar nga sulmet terroriste. David Cameron ka patur një mbledhje urgjente të qeverisë gjatë ditës së djeshme. Kryeministri anglez u shpreh: “Sot sulmet ishin në Belgjikë. Por mund të ishin në Britani, në Francë, Gjermani apo kudo në Europë, ndaj duhet të jemi bashkë kundër këtyre terroristëve të çmendur dhe të mos i lejojmë të fitojnë. Jam siguruar që të ofrojmë çdo mbështetje për forcat e sigurisë në Belgjikë”. Në të gjithë Londrën janë shtuar masat e sigurisë. Oficerët e armatosur kanë dalë në rrugë pozicionuar afër monumenteve kryesore, stacioneve të trenit dhe aeroporteve të vendit.

SHKARKO APP