ISIS shkruan pas sulmeve për Europën kryqtare:Ditë më të vështira iu presin!
Një një mesazh në Twitter, përfaqësues të ISIS kanë dhënë detaje për mënyrën sesi kanë organizuar atentatet e përgjakshme sot në Bruksel. Ata shprehen se “një numër ushtarësh të Kalifatit” u sulën drejt Belgjikës ‘kryqëtare’, duke përzgjedhur me kujdes shënjestrat më të populluara të qytetit.
Mesazhi tregon se ky grup kamikazesh ishte i armatosur me breza eksplozivë, bomba dhe armë automatike. Pasi kanë hyrë në aeroportin e Zaventem dhe në një stacion metroje, kamikazët kanë shpërthyer brezat eksplozivë.
Mesazhi në fjalë “premton” se të tjera sulme do të kryhen kundër shteteve “kryqëtare”, të cilat po luftojnë sot kundër ISIS. “Ditë më të errëta ju presin, për shkak të agresionit ndaj shtetit tonë”, thotë mesazhi i publikuar pak më parë edhe nga BBC.